Tashmë është zyrtare. 17-vjeçari shqiptar Ismet Sinani i është bashkuar ekipit të parë të Milanit.
 
Lojtari me origjinë shqiptare është vendosur nën urdhrat e trajnerit Montela prej ditës së djeshme duke u stërvitur me legjendën kuqezi në Itali.
 
Ismet Sinani është pjesë e ekipit të të rinjve të Milanit, U-19 dhe ekipit kombëtar U-17, ndërsa nga specialistët shikohet me një të ardhme të ndritur.
 
Sinani luan si sulmues i parë, por edhe në krah, ndërsa stërvitja me ekipin e parë mund të cilësohet si hapi i parë drejt një të ardhme të suksesshme në Itali. 

[gallery]19383[/gallery]

d.b/shqiptarja.com