Kush është Vladimir Gjuta, i kërkuar 
për tritolin ndaj babait të Tahirit /Skeda     

Kush është Vladimir Gjuta, i kërkuar <br />për tritolin ndaj babait të Tahirit /Skeda 

 

 
TIRANE - Vladimir Gjuta, i shpallur në kërkim në lidhje me atentatet me tritol ndaj familjes së ministrit Tahiri, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Biznesmeni 34-vjeçar është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa ngjarja më e fundit që e vuri atë në pranga është goditja që i bëri një punonjësi të Policisë Rrugore.
 
Gjuta u arrestua në dhjetor të 2014-ës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë fyen dhe goditën për shkak të detyrës një polic rrugor pas vendosjes së gjobës për parkim të gabuar. Ngjarja e rreth 3 muajve më parë u shënua në rrugën “Dervish Hima” përballë kazinosë që ndodhet në pronësi të Gjutës. Policia mori shkas nga ky incident për të kontrolluar biznesin e 34-vjeçarit për zhvillim  aktiviteti të paligjshëm. Gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të cilën Gjuta e vuante edhe aktualisht.
 
Vladimir Gjuta me origjinë nga Kukësi dhe banim në Tiranë dhe me arsim 8-klasë është përfshirë edhe në një përleshje të armatosur në Kukës në vitin 2013.  Konflikti dyshohet se nisi për një borxh mes Vladimir Gjutës dhe biznesmenit Ardian Trota, ky i fundit i njohur si i forti i Kukësit, ndaj të cilit janë kryer disa atentate. Të dy biznesmenët mbetën të plagosur nga përleshja, por asnjëherë nuk u pranua prej tyre se ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe nipi i Gjutës Baftjar Bruka. Ky i fundit është shpallur gjithashtu në kërkim për sulmet me tritol ndaj familjes së Tahirit.
 
Edhe pse për këtë përplasje Gjuta u arrestua në qershor të 2013-ës nuk dihet nëse është dënuar. Biznesmeni 34-vjeçar nga Kukës është arrestuar gjithashtu më parë, edhe për pengmarrje, për mbajtje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja