Kush ishte Fadil Vokrri, legjenda e futbollit kosovar dhe jo vetëm…

Kush ishte Fadil Vokrri, legjenda e futbollit kosovar dhe jo vetëm…

Fadil vokrri

Një lajm tronditës për futbollin kosovar. Ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.

Fadil Vokrri është më meritori që sot Kosova është e pranuar në FIFA e UEFA. Ai ishte ndër lojtarët më të pëlqyer të ish-Jugosllavise në fund të viteve tetëdhjetë.

Ishte shpallur futbollisti më i mirë i vitit 1986 në ish-Jugosllavi dhe ishte kërkuar nga Juventus.

Biografia e legjendës FADIL VOKRRI
Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës së tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi te KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Miroslav Blazevic, trajneri i KF Prishtina, e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.

Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamo e Zagrebit.

Po në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri isha anëtar i kombëtares shtetërore, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Më 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës, Jugosllavia fitoi 3-0 përballë Irlandës së Veriut , në të cilën Fadil Vokrri shënoi dy supergola.

Ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri luajti në kampionatin turk, duke qenë anëtar i Fenerbahçe (53 ndeshje 19 gola).

Nga kjo kohe Vokrri kujton : “Të luash në kampionatin turk, për më tepër në një skuadër nga Stambolli, do të thotë të përjetosh emocione të zjarrta të njerëzve që merren me futbollin si dhe tifozëve.

Futbolli në Turqi në atë kohë për turqit ka qenë i rëndësishëm po thuajse sikur feja. Më kujtohen dy ndeshjet e Fenerbahçes kundër Guimares në kuadër të Kupës UEFA nga të cilat ne dolëm fitues, ndërsa unë kam shënuar gol në dy ndeshjet”.

Ndeshja Fenerbahçe –Vitoria Giumares ishte zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të Kupës së UEFA-së, edicioni 1990/1991, të cilën Fenerbahce, e drejtuar nga trajneri holandez Guuss Hiddink, me portierin gjerman Toni Schumacher në portë, e Fadil Vokrrin në sulm, kishte fituar 3-0.

Golin e parë e ka shënuar Vokrri në minutën 34. Në ndeshjen e kthimit përsëri ka fituar Fenerbahçe me rezultat 3-2. Edhe në këtë ndeshje përsëri ka shënuar gol Fadil Vokrri dhe përsëri golin e parë, në minutën e gjashtë.

Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri i kaloi në Francë, duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95), ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist.

Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë”, një futbollist që i kaloi përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.

Redaksia e “Konica.al” u shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të gjithë futbolldashësve për ndarjen nga jetë të legjendës Vokrri! I paharruar qoftë kujtimi i tij!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024