Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën "Mihal Grameno"në kryeqytet në orën 22:15 ku një mjet pasi e ka përpalsur i ka marrë jetën 48-vjeçares Gjystina Shpani (Picaku).
 
Mësohet se gruaja që humbi jetën tragjikisht jetonte në Tiranë ishte me origjinë nga Mati, ndërsa u shua nga jeta duke lënë pas dy fëmijë.
 
Përplasja ka rezultuar fatale për 48-vjeçaren e cila ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.
 
48-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë tip “Audi A 4”.
 
Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e 48-vjeçares.

Gjystina Shpani

Gjystina Shpani

Gjystina Shpani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com