Kush janë të arrestuarit
Florenc Hoxha dhe Zyhdi Dajti?

Po kush janë dy të arrestuarit, që njihen gjerësisht nga një pjesë e publikut të gjerë. Florenc Hoxha njihet si krahu i hekurt i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, por mbahet mend për një sërë konfliktesh të cilat televizioni A1Report i ka transmetuar live.

Para se Basha të shkonte në Bashkinë e Tiranës, Hoxha ka qenë shefi i komisariatit 3 në Tiranë, ku dha ndihmë të madhe në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2011.
Hoxha është edhe një personazh problematik, pasi disa herë është përfshirë në konflikte fizike, gjatë vitit 2011 ka qëlluar me grushte dy inspektore femra të bashkisë, por edhe një konflikt tjetër me banorë të komunitetit rom.

Më 11 korrik 2013 teksa romët depozitonin disa mbetje plastike pranë burgut 313, pati një “përleshje” mes policisë bashkiake dhe romëve, ku Hoxha nuk ngurroi të përdorte edhe dhunën fizike ndaj tyre.

Zyhdi Dajti është një tjetër personazh që njihet për lidhjet e tij me të majtën. Dajti u prezantua në tetor të 2013 si kreu i ri i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Por një pjesë e mirë e opinionit publik, e mban mend në ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011, ku gjatë protestës së partisë socialiste u vranë 4 persona.

Dajti ishte ndër ata persona që pas vrasjes së Ziver Veizit, bënte thirrje protestuesve për qetësi. Madhe ndaloi personalisht disa persona, që të futeshin në kryeministri.
Dajti është bërë gjithashtu i njohur për disa prishje të bujshme në zonën e bregdetit, ku prishja me dinamit e pallatit ku jetonte edhe vjehrri i kreut të opozitës Basha ishte edhe më i bujshmi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar