“Shqiptarja.com” ka siguruar foton e dy kushërinjve që humbën jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin e Fierit.
Festim Dogani dhe Amarildo Dogani, 29 dhe 24 vjeç, humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë kur po ecnin në trotuar, mbrëmjen e të dielës në fshatin Arapaj të Fierit.
Dy kushërinjtë, djem xhaxhallarësh shoqëroheshin edhe nga një kushëriri i tyre i tretë, në momentin kur ndodhi përplasja. Autori i aksidentit, Amarildo Çalameni, 21-vjeç është personi që ju shihni në anën e djathtë të fotos. Ai humbi kontrollin e makinës së tij “Volkswagen” dhe përplasi kushërinjtë. Burime për “Shqiptarja.com”, bëjnë me dije se Çalameni, ishte ndëshkuar disa herë me gjobë për mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u arrestua nga policia pak minuta pas ngjarjes.
Situata me aksidentet është kthyer në një nga problematikat më aktuale në vend. Përditë nga jugu në veri, shënohen një numër i lartë aksidentesh rrugore. Pavarësisht se policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash, aksidentet vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për drejtuesit e mjeteve por edhe për qytetarët e tjerë.
Ky topalli nga gomari ka hipur ne makine dhe i duket vetja sikur akoma eshte mbi gomar.Nuk dallon se ku ka hipur dhe ben krim.
Përgjigju