Gjon Shkambi, xhaxhai i 30-vjeçarit Elvis Shkambi, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg". Shkambi ndodhej në sallen e gjyqit kur u vra gjyqtari nga nipi i tij në një proces gjyqesor për prona.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor 2025 nga Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij Gjon Shkambi humbi gjyqin për pronën.

Elvis Shkambi hyri brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi.

Detektori kishte dhënë sinjalizim për prezencën e metalit kur nipi e xhaxhai kanë hyrë brenda gjykatës, por se roja e sigurisë Banush Koxhaj nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.