Përmes një vendimi të datës 9 dhjetor, Këshilli i Ministrave ka publikuar rastet kur toka bujqësore e përfituar përmes ligjeve 7501 dhe 8053 dhe familjet mund të procedojnë me marrjen e tapive, rastet kur duhet të plotësojnë apo korrigjojnë dokumentacionin, ashtu si dhe rastet kur pretenduesve u refuzohet dhënia e tapive.
“Kur, gjatë verifikimit, rezulton se regjistrimi ka mangësi apo është kryer në kundërshtim me ligjin, konstatimet e kryera, nga punonjësit që përpunojnë praktikat, i referohen regjistruesit, me shkrim, duke treguar, hollësisht, mangësitë e konstatuara”, thekson Vendimi i Qeverisë për dhënien e titujve të pronësisë për tokat bujqësore.
