Kush rrinë më shumë në internet, burrat apo gratë? Ja cfarë thonë statistikat

Kush rrinë më shumë në internet, burrat apo gratë? Ja cfarë thonë statistikat

Edhe në përdorimin e teknologjisë ka diferenca gjinore mes shqiptarëve. Përqindja e burrave që përdorin celularët dhe internetit është më e lartë se sa e grave në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjeccarëve, 75,2 % e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1 % të grave. Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2 % të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular. Ndërsa sipas përllogaritjes së përdorimit të celularit sipas kryefamiljarit, shifrat tregojnë për 88 % të burrave, ndërsa vetëm 80 % e grave kryefamiljare e përdorin atë.

Sa i përket aksesit në internet sipas kryefamiljari, shifrat janë të barabarta, 12 % për secilin. Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë, duke u bazuar në anketa të shumta të kryera në vite. Duke bërë një diferencim mes një ankete nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018, vihet re se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin, ndërsa dy vjet më parë deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.

Akoma më i shpejtë duket penetrimi i smartphonave në familjet shqiptare. Në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë. Sa i përket se për ccfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat e një raporti të vitit të shkuar nga Alexa, flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja