Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e ish-Diktaturës

Kush sulmon sot SHBA-të dhe Ambasadoren Kim, mbart tharmin e ish-Diktaturës

E gjitha ndodh pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadores Yuri Kim “guxuan” të njollosnin Liderin e tyre Suprem. E keni vënë re? Edhe një grimcë e vogël, e papërfillshme lavdërimi të vijë nga SHBA-të në lëvdim të Liderit të tyre Suprem, ata e marrin e zmadhojnë, e vënë në titujt kryesorë, në postimet kryesore, e përtypin dhe e ripërtypin, e shesin dhe e rishesin si lajmin më të bukur të jetës së tyre të mjerë. Edhe sikur “e anatemuara” ambasadorja Yuri Kim në ndonjë fjali, në ndonjë lëvizje, në ndonjë hapje dere makine, apo në një teshtimë të papritur, të duket se lavdëron Liderin e tyre Suprem, papritur ata e shohin me sytë që Romeo pa në përjetësi Xhuljetën. Atyre iu duhet vetëm një lavdërim, një lavdërim sado i vogël për Liderin Suprem, si një dritëz e vogël shprese se një ditë ai, si edhe pas 1997, do të vijë në pushtet për t’i ftuar në banketet më të pasura të vendit më të varfër të Ballkanit. Këto ditë kanë filluar të shajnë shqiptarët që nuk protestojnë, që nuk i kuptojnë, që nuk djegin institucionet, që nuk zëmerohen ashtu siç janë zëmëruar këta, adhuruesit e Liderit Suprem.

U panë si u sollën pasi fituan vetëm Shkodrën me 6 mars: shkuan në delir. I dëgjuat të bërtisnin për vjedhje votash, për akuza të ndyra e për protesta për grabitje të së drejtës së qytetarëve për t’u shprehur të lirë në kuti votimi? Asgjë fjalë! Asgjë! Shijuan në pafundësi atë rreze të ngrohtë që ju tregonte se të gjithë bashkë: ish-doganierë, ish-ojf-istë, ish-gazetarë e ish-analistë, janë afër, fare afër ardhjes në pushtet të Liderit të tyre Suprem. Ai që për ta e shtrydhi, e shtrydh e do ta shtrydhë deri në palcë Shqipërinë. Ai që ministrat e tij më të korruptuar i bën miq për kokë, gazetarët më të nënshtruar i bën pishtarë të lirisë, gjyqtarët e prokurorët më të shitur i cilëson si garantues të demokracisë. Këdo që bëhet tapet për të, ai e miklon në pafundësi, siç di vetëm ai.

Në gjithë këto vite të ngjitjes së pakufizuar në shkallët e pushtetit dhe të pasurimit të Liderit Suprem, familjes dhe besnikëve të tij, disa shqiptarë iu janë bërë ferrë nëpër këmbë. Dihet kush janë, njihen nga të gjithë. Por pa SHBA-të dhe BE-në në krah, këta shqiptarë të padorëzuar përballë më të madhit përbaltosës e kërcënues që kanë parë ndonjëherë këto anë të Ballkanit Perëndimor, do të ishin si një shqiponjë pa krahë.

Kujtojnë dhe shiten se janë “revolucionarë”, shpëtues të Shqipërisë nga korrupsioni që e ka pllakosur dhe nuk kanë mëshirë, nuk duan t’ja dinë, të ofrojnë një gjakatar, dy gjakatarë dhe grupin e grabitësve më të mëdhenj të Shqipërisë në historinë e saj të pasdiktaturës. Dhe me çfarë mjetesh e bëjnë? Njësoj si të bësuarit e Enver Hoxhës bënin me kundërshtarët e tyre: I shpallnin para Liderit Suprem “spiunë” të Amerikës. Duken të njëjtët njerëz të katapultuar në kohë.

Dhe pas kësaj që sapo shkruajta, mobilizohuni siç e keni zakon të gjithë anonimë apo jo, të shani e të mallkoni se vazhdoj të "lëndoj"  figurën e madhërishme të Liderit tuaj Suprem. 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 06/04/2022 19:27

    Të lumtë dora dhe mëndja. Portretizim i shkëlqyer i taborit të kriminelit Berisha

    Përgjigju
  • Birisha: 06/04/2022 17:42

    Je nje gazetare e papare bravo per shkrimet qe bon!BRAVO.

    Përgjigju
  • Tosi: 06/04/2022 13:46

    Askush nuk zemerohet apo shqetesohet per "liderin suprem". Nese e ke fjalen per Sali Berisha ai e merton vendin ne burg jo sot por qysh ne 1991 kur Shba me Kim e kohes e mbeshteten te vinte ne pushtet. Ne indinjohemi kur shohin se lideri ne fuqi suprem, qe perdite kryen vepra te medhaja dhe renda korrupsioni, ne vend te ndalohet, largohet apo ndershkohet, pergezohet dhe mbeshtetet. Sapo del ne skene ndonje e re qe mund te cenoje kete situate kriminale, vihet ne levizje ajo makineria e propogandes dhe sidomos nga ato qe supozohet ose te jene te "pavarur" ose "te lire". Nga meida pra, pronaret e te cileve shperblehen pikerisht nga ky sistem korruptiv qe ska te ndalur. Lideri suprem thote. Ishte dhe nuk eshte me. Dakord. Te veje ose cojme ne burg. Po per kete liderin qe ketu e 10 vjet e kthey korrupsionin ne dimensionin superior??? Cfare imoraliteti!

    Përgjigju
    • Hajvan: 06/04/2022 18:16

      Popo lideri juaj emkakthyer kurrupsionin ne normalitet njerzore

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!