Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë

Të gjithë ata individë që gjatë vitit që lamë pas kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale për vitin 2024.

Me ligjin e 2023-shit të tatimit mbi të ardhurat u vendos që detyrimin për të dorëzuar DIVA-n nuk do e kenë më vetëm ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit (mbi 166 mijë lekë në muaj), por fasha zbriti në 1.2 milionë lekë/viti.

“Ka ndryshuar vlera e të ardhurave bruto që përcakton detyrimin e individëve për të qenë subjekt i deklarimit të DIVA-as. Pra nëse për vitet më parë kjo vlerë ishte 2 milionë lekë, pra çdo individ që realizonte të ardhura në vlerën 2 milionë lekë nga të gjitha burimet ishte subjekt i DIVA, për vitin 2024 dhe në vijim, kjo vlerë është 1.2 milionë lekë”, pohon Rozana Çelmeta nga drejtoria e Tatimeve.

Ende nuk është konkluduar me numrin final se sa qytetarë do të dorëzojnë DIVA-n këtë vit, pasi duhet të dorëzohen edhe listëpagesat e dhjetorit 2024.

Drejtoresha e proceseve të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Rozana Çelmeta thotë se ka ndryshuar edhe afati për dorëzimin e DIVA.

“Afati i dorëzimit të deklaratës vjetore nuk është më 30 prilli, por për herë të parë do të jetë data 31 marsi 2025”, pohon Çelmeta.

Këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilat nuk ka paguar tatim.

“Nuk ndryshon detyrimi për të gjithë ata individë që për të pakën një muaj kanë qenë të dypunësuar, pra që kanë qenë në dy listë-pagesa të ndryshime në një muaj. Risi e ligjit të ri është edhe fakti që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë të patatuara, duhet të deklarojnë DIVA”, u shpreh ajo.

Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.

“Për administratën tatimore deklarimi i DIVA është një burim i rëndësishëm informacioni pasi shërben si bazë të dhënash për të kryqëzuar informacione dhe për të barrë analiza të tjera më të rëndësishme. Deklarimi i të ardhurave përveç se është detyrim ligjor i çdo individi është edhe një garanci më shumë për të justifikuar të ardhurat”, pohon Çelmeta.

Bazuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, deklaratat e DIVA-s do të jenë objekt analizash nga administrata tatimore dhe do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë që disponon individi, hap ky që ndërmerret për të goditur fshehjen e të ardhurave reale.

Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht në e-Filing me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 03/01/2025 17:40

    Kjo nje tjeter PADREJTESI per njezit e ndershem qe punojne dhe deklarojne te ardhurat. Keshtu i detyroni punekerkuesit te shkojne drejte informalitetit. Une jam e dypunesuar mbj mbi shpatulla nje familje me 6 pjestar. Te ardhuran e mia mujore ne 2020 ishin 46000 te reja njera pone 8 ore dhe 11000 te reja puna e dyte 5 ore... pra punoja 13 ore ne dite dhe merrja 57000 leke ne muaj. 20000 paguaja kredi. Dilja ne 7 te mengjesit dhe kthehesha ne 8.30 te mbremjes. Dhe u tatova me 46700 pe ate vit pune...te ardhurat e mia vjetore nuk ishin 2 milion ne vit.. individ qe punonin per te bere e miratuat ligje dhe urdhera mbi tatimet.. paguheshin aso kohe edhe sot sa dyfishi i te ardhurave te mia me nje pune te vetme"8 oreshe" dhe shkonin diku tek 19.7 milion te ardhura vjetore e keta nuk tatoheshin. Kjo qeveri para se te mendoj qe te tatoje e te mbledh taksa si kjo Diva e famshme te ulet e te dhogarise mire sa te ardhura i nevoiten familjeve per te jetuar.. e nese dikush zgjedh te vetesakrifikohet duke bere dy pune bravo i qofte. Qeveria duhet ti japi mbeshtetje ketyre njerezve jo ti marri nga te ardhurat e tyre. Asnje vend i botes nuk ecen para duke shkelur mbi mundin e njereve punetor. I kam rritur femijet duke i pare vetem me funjave prej 18 vitesh bej dy pune nga nevoja qe kishte familja. Tani ti japesh shtetit nga xhepi 60000 leke (te reja) pra plot nje rroge ne vit eshte kulmi. Sidoqofte nese nuk i paguan te bllokojne rrogen. Pastaj detyrohesh te marresh borxh per te pagu taksat.. se me 1 milion te vjetra ose 100 000 te reja ne muaj nje familje me 6 persona pa te ardhura te tjera nuk ia del te kurseje asgje.

    Përgjigju
  • Iris: 03/01/2025 01:07

    Ketu ku jetojme ne,nuk ka kufi minimum per deklarimin e te ardhurave kur je ne marredhenie pune,duhet t'i deklarosh patjeter,perjashtim bejne pensionistet,te cileve nuk u kerkohet te deklarojne nese ne nje vit te ardhurat e tyre/pensioni nuk e kalojne kufirin ligjor,ne te kundert dhe ata si te gjithe.

    Përgjigju
  • Bravo: 02/01/2025 20:22

    Tashti qeveria do ta kapi lepurin me qerre. O na lumtë, e llogariskën të ardhura bruto.

    Përgjigju
    • Rama ik: 03/01/2025 07:06

      Qe i bije nje rroge do ta merr shteti se aq del kesti hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen