Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka sulmuar ish-deputetin e partisë së saj, Robert Bitri, teksa e quan atë ‘rilindas të vonuar’.

Në një status në ‘Facebook’, Mehmetaj shkruan se Bitri u bë protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekje për të prishur teatrin.

Rilindasi i vonuar, alias Robert Bitri ... Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së maxhorancës në përpjekjen për të prishur teatrin, edhe rilindasi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!

Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit!

Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindas shëtitës! Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në radhë me deputetët e LSI-së!

Kejdi Mehmetaj, deputete e LSI


(Postimi i Kejdi Mehmetajt)