'Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë', Rama: Meqë presidenti është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti të çlironi vendin

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Lezha LSI dhe Presidentin Ilir Meta. Duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit i cili tha se nëse Rama fiton në zgjedhje pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen pas 25 prillit, kryeministri iu bëri thirrje të gjithëve se ky është momenti për të çliruar vendin nga imazhi që i jep Presidenti aktual. Sipas Ramës, Meta ka marrë peng Presidencën dhe Kushtetutën dhe se kush zgjedh LSI-në më 25 prill, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë.

”Në këtë, skuadra e Monikës është problemi i madh i vendit tonë, problemi i madh i jetës sonë politike. I vetë politikës shqiptare. Këto zgjedhje mes të ardhmes dhe të shkuarës. Mes taksës progresive, dhe të sheshtë që është armiku real. Zgjedhje mes rilindjes urbane që duhet të vazhdojë, dhe edhe më thellë në zonat rurale. Dhe anti-qytetarisë planifikim. Është zgjedhje mes shëndetësisë që duam, dhe kështu me radhë.

Troç fare, thjesht fare. Është zgjedhje mes drejtësisë së re dhe Ilir Metës. Kush zgjedh sidomos LSI-në, sidomos LSI-në zgjedh Metën dhe jo drejtësinë. Duke qenë se Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen pas 25 prillit, ky është rasti për të gjithë ata që duan të çlirojnë nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që krijon ky njeri që ka marrë peng Presidencën dhe ka marrë peng Kushtetutën duke e shpërfytyruar rolin e kryetarit të shtetit. Të bëjnë zgjedhjen".

Në këtë takim nuk mungoi as ironia për kreun e PD Lulzim Basha, për të cilin thotë se është kukull që nuk argëton askënd e nuk i duhet askujt.

"Basha s’është rrezik për demokracinë. Nuk është problemi i këtij vendi. Është kukull në duart e Saliut dhe Metës, që e kanë rrethuar me një tabor krushqish, të uritur. Një kukull që nuk argëton askënd. Përkundrazi nuk i duhet askujt. Besoj se është koha për të bërë një zgjedhje për familjen, qytetin, për fshatin, për vendin e punës, në sensin që secilin, për të rritur pagat, pagën minimale. Për të ulur tatimin mbi fitimin, si forcë e kualifikuar në ndërmarrjet e këtij vendi. Në organizmat ekonomikë të këtij vendi. Për të fuqizuar mjekët dhe infermierët, mësuesit e policët. Për të shkuar përtej ndasisë politike pasi nuk kemi alternativë qeverisëse, përveç PS. Nuk mundet dot ta hedhim poshtë këtë punë të mundimshme, duke i lënë shteg mbijetese në pushtet Ilir Metës. Kjo është më e thjeshta",  tha Rama.

Më herët Meta teksa sulmoi Reformën në Drejtësi dhe tha se nuk pret zgjedhje të lira nga kjo drejtësi pasi SPAK sipas tij nuk ka hetuar krimin zgjedhor. Ndërkaq presidenti tha hapur se do të shkojë në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të qëndrojë indiferent deri në 25 prill. Ai përsëriti se do dorëhiqet më 26 prill nëse PS fiton pa prekur votën.


Lajmi kryesor:

Rama: Do kombinojmë rindërtimin me nevojën e mijëra njerëzve që vizitojnë Shna Ndoun! Deri tani s’kishin ku të ndaleshin, thjesht parkonin


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim