Kushi bashkë me partnerët zhvillimorë për platformën ‘Akademi.al’: Mbështet gjithëpërfshirjen dhe aksesin e barabartë në arsim

Kushi bashkë me partnerët zhvillimorë për platformën ‘Akademi.al’: Mbështet gjithëpërfshirjen dhe aksesin e barabartë në arsim

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe të pranishmit në ceremoninë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se i është bashkuar me shumë kënaqësi partnerëve zhvillimorë të MASR, si "UNICEF Albania", Zyrës së OKB në Tiranë dhe Ambasadës Hollandeze në ceremoninë e dhënies së certifikatave të mirënjohjes për mësues që kanë spikatur dhe promovuar me kontributin e tyre platformën mësimore "Akademi.al".

Ajo shpreh fillimisht mirënjohjen ndaj mbështetjes së tyre për zhvillimin e kësaj platforme përgjatë kohës së pandemisë.

"Mirënjohje ndaj mbështetjes së tyre, falë së cilës platforma "Akademi.al" u shndërrua që në ditën e parë të pandemisë në një alternativë me rëndësi për ofrimin e mësimit të kombinuar për nxënësit tanë", shprehet ministrja.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, Kuhsi ka nënvizuar edhe rëndësinë që ka kjo platformë.

"Tashmë, platforma "Akademi.al" me 400 mijë përdorues aktualë dhe me 16 mijë video mësimore është një partner i rëndësishëm i MASR që ndihmon me një qasje gjithëpërfshirëse dhe akses të barabartë në arsim cilësor", shkruan ajo.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja