Kushi me përfaqësues të universiteteve për strategjinë e 5-vjeçarit të ardhshëm: Të bashkëpunojmë për standarde të larta cilësie në arsimin tonë të lartë

Kushi me përfaqësues të universiteteve për strategjinë e 5-vjeçarit të ardhshëm: Të bashkëpunojmë për standarde të larta cilësie në arsimin tonë të lartë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Nga ana e Ministrisë së Arsimit, Evis Kushi, vijojnë në mënyrë intensive konsultimet publike me grupet e ndryshme të interesit në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026.

Ministrja Evis Kushi njofton se ka zhvilluar konsultimin publik të radhës, kësaj here me përfaqësues të universiteteve publike dhe jo-publike në vend për vizionin e arsimit të lartë në 5-vjeçarin e ardhshëm.

Në fjalën e saj gjatë takimit, Kushi tha se është me shumë rëndësi që ky dokument strategjik që synon një arsim të lartë gjithëpërfshirës, standarde të cilësisë, transparencë, integritet akademik dhe hapje ndërkombëtare të universiteteve, të gjejë zbatim nga të gjithë aktorët e përfshirë.

Ajo u shpreh gjithashtu se për ta zbatuar atë, "nuk mjafton vetëm vullneti dhe dëshira jonë, por duhet të jemi të gjithë së bashku".

"Prandaj, i mirëpresim të gjitha sugjerimet për të përmirësuar objektivat, aktivitetet, buxhetet dhe gjithçka që lidhet me këtë dokument të rëndësishëm", nënvizoi Ministrja Kushi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja