Kushi përcjell mesazhin e të rinjve përfitues nga praktikat e punës: Mos e lër këtë mundësi të ikë

Kushi përcjell mesazhin e të rinjve përfitues nga praktikat e punës: Mos e lër këtë mundësi të ikë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në programin e praktikave të punës që ofrohen nga MASR në bashkëpunim me institucionet. Përmes nëj postimi në 'Facebook', Kushi ka përcellë mesazhet e të rinjve që kanë përfituar nga këto praktika për t'iu dhënë të rinjve të tjerë mesazhin që të aplikojnë në  'Thirrjen 6' të programit.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN 6 të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë! Aplikimet nëpërmjet http://praktika.arsimi.gov.al”, shkruan Kushi.

Të rinjtë përmes video mesazhit tregojnë eksperiencën e tyre dhe mbi të gjitha bëjnë thirrje për bashkëmoshatarët që të mos e lënë këtë mundësi t'iu ikë por të aplikojnë brenda datës 31 korrik, që është edhe afati përfundimtar për aplikimet.

"Unë jam një nga përfituesit e thirrjes së 5 të programit Kombëtar të praktikave të punës dhe falë këtij programi unë punoj në Ministrinë e Drejtësisë.

Jam shumë e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë dhe në ambientin ku punoj ndihme shumë e vlerësuar.

Kjo është një mundësi e mirë për ty për të realizuar një praktikë pune tre mujore.

Pas përfundimit të praktikës, 200 praktikantët me performancën më të mirë do të punësohen me një kontratë 1 vjeçare pune.

Mos e lërë këtë mundësi që të ikë por apliko brenda datës 31 korrik", shprehen përfituesit e programit.

Aplikimi për 'Thirrjen 6' të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është i hapur për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Pas mbylljes së aplikimeve më datë 31 Korrik 2021, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3-mujore, në periudhën 16 gusht deri në 16 nëntor 2021.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj. Ndërkohë, pas përfundimit të praktikës 3-mujore, rreth 200 praktikantëve me performancën më të mirë do t’iu ofrohet mundësia e lidhjes së një kontrate 1-vjeçare pune.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen