Kushi takim me drejtuesit e ‘Projekteve të Kërkimit dhe Zhvillimit’: Kërkimi shkencor dhe inovacioni në fokus të politikave tona

Kushi takim me drejtuesit e ‘Projekteve të Kërkimit dhe Zhvillimit’: Kërkimi shkencor dhe inovacioni në fokus të politikave tona

Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”. Gjatë takimit Kushi theksoi se kërkimi shkencor dhe inocacioni do të jenë në fokus të politikave për të rinjtë.

Ndërkohë ajo tha se këtë vit është rritur ndjeshëm buxheti për kërkimin shkencor dhe numrin e përfituesve nga institucionet kërkimore në të gjithë vendin. Përkatësisht janë 27 përfitues të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit, ndërkohë që dy vjet më parë numri i përfituesve ishte gjashtë.

Kushi ka inkurajuar koordinatorët dhe udhëheqësit e projekteve që në punën e tyre kërkimore të krijojnë koherencë dhe bashkërendim edhe me projekte ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara, duke i shërbyer kështu edhe zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies në vend.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!