Kushi takim me Presidentët e Profesioneve të Parregulluara: E gatshme për bashkëpunim!

Kushi takim me Presidentët e Profesioneve të Parregulluara: E gatshme për bashkëpunim!

Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara, ku ajo garantoi gatishmërinë e saj dhe institucionit që ajo drejton për të pasur një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta për adresimin e çështjeve që prekin punën tonë të përbashkët.

Ministrja e bëri me dije këtë takim, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.

Kushi shkruan se Shqipëria është në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj drejt BE-së, ku një pjesë jo e vogël e ndryshimeve ligjore përfshin edhe profesionet e rregulluara.

“Në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të jetë një mundësi më e mirë për të pasur një kuadër ligjor konform legjislacionit të BE-së dhe për të rritur gjithashtu cilësinë e profesionistëve tanë.”, shkruan ajo.

Ministrja në fund është shprehur se profesionistët më të mirë-arsimuar do të sjellin pa diskutim jo vetëm përmbushjen e standardeve evropiane por njëkohësisht edhe përmirësimin e ofrimit të shërbime ndaj qytetarëve.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip