Kushi takon artistët e konkursit “Mësuesi i Sakrificës", ministrja: Mirënjohëse, nxënësit shprehën sakrificën e heronjve të palodhur
Ministrja Evis Kushi me një nga nxënësit
Punimet e nxënësve për konkursin e pikturës “Mësuesi i Sakrificës” kanë përcjellë mjaft emocion jo vetëm tek mësuesit, por edhe tek publiku. Këto punime dëshmuan një dimension shumë të ndryshëm të dashurisë që kanë nxënësit për mësuesit.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi një takim me nxënësit autorë të punimeve fituese. “Shumë emocionues takimi me fituesit e konkursit digjital të pikturës ‘Mësuesi i Sakrificës’, artistë të talentuar që kanë zbukuruar Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me pikturat e tyre. Ky konkurs ishte kaq i veçantë, sepse nxënësit shprehën aq shumë dashuri dhe mirënjohje në çdo punim të tyre për të gjitha sakrificat dhe punën e mësuesve tanë, heronjve të palodhur” – shprehet ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.
Punimet e tyre, sipas ministres Kushi, dëshmojnë shpresën, sakrificën prindërore të mësuesve. “Edhe pse të vegjël, këta fëmijë e kanë kuptuar kaq mirë situatën e pandemisë, dhe na e kanë shprehur nga thellësia e zemrës dhe mendjes së tyre, duke përdorur talentin e tyre” – u nënvizon ministrja.
“Na keni emocionuar pafund jo vetëm neve, por të gjithë njerëzit që kanë parë punimet e tuaja. Jemi mahnitur tek kemi lexuar komentet poshtë punimeve tuaja të publikuara në Facebook. Konkursi i punimeve të nxënësve këtë herë ishte shumë ndryshe nga herët e tjera, më i veçantë e i bukur se asnjëherë tjetër” – tha Kushi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor 2024, 08:51
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51