Kushner: Kushti i Serbisë për të
hyrë në BE, njohja e Kosovës

Kushner: Kushti i Serbisë për të<br />hyrë në BE, njohja e Kosovës
Ish shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kushner në një konferencë për shtyp tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga procesi i dialogut dhe shtoi se kushti i Serbisë për të hyrë në BE është njohja e Kosovës.

“Po, kjo i është bërë e qartë jo e tëra - por kuptohet. Ka kushte për çdo shtet nga BE-ja sikurse në rastin e Kroacisë”,- tha Kushner.

Kushner, po ashtu tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë edhe në njohjen e Republikës së Kosovës nga 5 vendet e BE-së, mund të zbusë qëndrimin rus dhe pozitën e Beogradit, por mbi të gjitha dialogu është baza për të ardhmen e njerëzve.

Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ish shefi i UNMIK-ut sërish është pyetur nga gazetarët serb rreth të ashtuquajturës "Shtëpi e Verdhë" dhe transplantimit të organeve nga ana e ish pjesëtarëve të UCK-së.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për trafik organesh kur kam qenë në detyrë. Kemi pasur 45 mijë ushtar në rajon, përfshi edhe në Shqipëri kishim policinë dhe gjithë stafin ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk dëgjuam për këtë trafik organesh. Tani po flas në cilësinë e një mjeku në atë kohë teknikisht për të transplantuar një organ nuk ka qenë asnjë herë e mundur. Tani e keni EULEX-in këtu, ata janë në detyrë, janë profesionistë dhe mund t’i pyesni ata. Unë kurrë nuk e kam parë këtë shtëpi të verdhë apo të gjelbër”, tha Kushner.

Ish shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner tha se i ka mbetur hatri që nuk u ftua në ceremoninë e përmbylljes së pavarësisë, ndërsa shprehet i lumtur sa herë që viziton Kosovën. Kushner ka qenë shef i UNMIK-ut nga 15 korriku i 99-tës deri në janar të viti 2001.
marre nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK