Kushtetuesja do të gjykojë 30 Qershorin, Ademi: Lajm i mirë, delegjitimimi i farsës do i jepte fund krizës

Kushtetuesja do të gjykojë 30 Qershorin, Ademi: Lajm i mirë, delegjitimimi i farsës do i jepte fund krizës

SHKODËR-Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka cilësuar si lajm të mirë vendimin e gjykatës Kushtetuese për të pranuar që të shqyrtojë kërkesën për gjykimin e padisë për shpalljen të pavlefshme, delegjitimuar zgjedhjet e 30 Qershorit, ku PD-ja dhe LSI-ja bashkë me aleatët nuk morën pjesë. Ademi thotë se kjo cështje duhet ndjekur deri në fund duke shtuar se sa më shpejt të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese aq më mirë do të jetë për shqiptarët për të mbyllur këtë krizë.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga unë si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për bashkëqytetarët shkodranë të cilët me 30 qershor 2019, braktisën masivisht marrëzinë e votimeve farsë. Ky do të jetë një rrugëtim që duhet ta ndjekim deri në fund, kur bëhet fjalë për të delegjitimuar procesin farsë të 30 qershorit. Ne gjykojmë që sa më shpejt të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese aq më mirë do të jetë për shqiptarët për të mbyllur këtë krizë” deklaroi ajo.

Dje Gjykata Kushtetuese kaloi për gjykim kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Deri tani janë marrë në shqyrtim në filtrin e parë nëse duhet të kalojnë për gjykim ose jo 52 nga cështjet e dorëzuara në Kushtetuese, nga të cilat janë pranuar vetëm dy, padia e Presidentit për Teatrin Kombëtar dhe kërkesa e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi për anulimin e 30 Qershorit.

Shqyrtimi dhe vendimi për kalimin ose jo të cështjeve në gjykim bëhet nga tre anëtarë të Kushtetueses. Por për të gjykuar një dosje duhen të paktën gjashtë anëtarë, ndërsa tani janë vetëm katër. Kjo do të thotë se këto dy cështje që deri tani kanë marrë 'Ok' për gjykim do të presin zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë që të plotësohet trupa.

Voltana Ademi në 18 korrik kërkoi shpalljen antikushtetues të zgjedhjeve të 30 Qershorit me argumentin se Presidenti anuloi dekretin. Tashmë kjo cështje do të gjykohet sapo të formohet trupa në Kushtetuese me gjashë gjyqtarë.

Ankimimi në Kushtetuese u propozua nga SHBA, në raportin e paraqitur një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Teksa e quajti të rregullt procesin zgjedhor, SHBA theksoi qartë dhe prerë se ata që ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin Gjykatën Kushtetuese, që të ngrihet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noc Rrroku: 29/01/2020 22:00

    Po ka je ken o shkona Voltane apo nga Zalli Kirit? Hej Mark cfar i je ba kesaj baxhelle

    Përgjigju
    • Haha: 30/01/2020 12:02

      Ne vend ja ka len

  • Lui: 29/01/2020 21:35

    Po nese gjykata kushtetuese del ne perfundimin qe zgjedhjet jane legjitime, ju, dmth ti Voltana dhe partia ku ben pjese a do e respektoni vendimin e gjykates?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës