Çoi në ‘Kushtetuese’ zgjedhjet e 30 qershorit, Ademi për Report Tv: Sido të jetë vendimi është një hap për demokracinë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se çfarëdo vendimi të marrë Gjykata Kushtetuese, tani që është bërë funksional, lidhur me padinë për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë një vlerë e shtuar për demokracinë. Në një intervistë për Report TV , për gazetarin Ergys Kavaja, Ademi u shpreh se sido që të jetë vendimi do të jetë një provë e madhe për demokracinë dhe një hap para pozitiv për zgjedhjet në tërësi.

“Shumë e rëndësishme është shqyrtimi i padisë për 30 qershorin. Kemi pritur shumë gjatë, do të presim edhe pak dhe mendoj se verdikti i një Gjykate Kushtetuese do të jetë i zbatueshëm nga të gjithë. Të presim verdiktin. Unë kam paraqitur atë kërkesë me besimin e plotë se faktet e paraqitura atje janë të vërteta dhe organet kompetente të japin një vendim në të mire të demokracisë dhe zgjedhjeve. Sido që të jetë ai vendim do të jap në mënyrë të plotë vlerë kërkesës, sido që te jetë është një provë e madhe për demokracinë dhe për të bërë një hap përpara pozitiv që lidhet me zgjedhjet vendore dhe për çdo proces zgjedhor që ndodh në Shqipëri”, tha Ademi.

Voltana Ademi bëri edhe një urim për të gjithë shqiptarët, ku tha se viti që vjen të jetë i paqtë dhe të kthejë njëherë e mirë rrugën drejt një zhvillimi të domosdoshëm të Shqipërisë.

“Viti që po lëmë po urojmë të ik shpejt, ky vit që po vjen të jetë me paqe dhe me shëndet dhe të na gjejë me më shumë pozitivitet. Nga 2020 mësuam shumë se mbështetja e njeri-tjetrit është mbështetja më e madhe që ndjerit mund të kenë. Të punojmë në emër të së mirës duke kontribuar në zhvillimin tone dhe jetës tonë në Shqipëri, duke kthyer njëherë e mirë rrugën drejt një zhvillimi të domosdoshëm, jo vetëm shkodranëve por të gjithë shqiptarëve”, tha Ademi.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kirasi: 29/12/2020 19:17

    O Voltane ? Zalli i Kirit e din cfar ka hek prej orgazmes tende. Marku i zemres ta ka hek trunin. Najse teu nuk ke aspak si shkinr e keqe qe je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja