Çështje të 'nxehta' politike, nga zgjedhjet e 30 qershorit, përplasja Rama-Meta e deri te Teatri Kombëtar/ Tashmë me 7 anëtarë, Kushtetuesja i shqyrton në janar

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të nisë shqyrtimi i kërkesave, disa prej të cilave presin prej vitesh.

"Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarë të rinj, z. Altin Binaj, z. Përparim Kalo dhe znj. Sonila Bejtja, dhe krijimit të trupës prej 7 gjyqtarësh, sot, më 29.12.2020, u zhvillua Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila ra dakord që në ditët e para të muajit janar të vitit 2021 të mblidhet për të shqyrtuar çështjet që sipas ligjit i përkasin për kompetencë Mbledhjes së Gjyqtarëve, si dhe për të kryer veprimet e nevojshme përgatitore dhe organizative për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se ditën e sotme u betua para presidentit anëtarja e 7 e Kushtetueses, Sonila Bejtja, duke krijuar kështu një numër të rëndësishëm për të rritur funksionalitetin e Gjykatës.  Që nga fundi i vitit 2017 deri ditët e sotme numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese janë mbi 125.

Gjykatën Kushtetuese e presin një sërë çështjes të 'nxehta' që pritet të sjellin edhe reagime politike. Në Kushtetuese pritet të shqyrtohet  kërkesa e kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Ilir Meta për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Rama ka kërkuar interpretimin e pikës 1 të nenit 98 të Kushtetutës, e cila parashikon që ‘ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve’. Mosmarrëveshja u krijua pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, çka detyroi Ramën të emërohej vetë dhe t’i delegonte detyrën Cakajt.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 është një çështje që pritet të marrë vëmendjen e anëtarëve të Kushtetueses pasi opozita i cilësoi si antikushtetuese. Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike.

Një çështje e nxehtë është edhe prishja e Teatrit Kombëtar. Në Maj të 2019-s, Presidenti Ilir Meta depozitoi një kërkesë duke ankimuar ligjin për “Shembjen e Teatrit”.

Ndërkohë që vetëm sot Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit dërguan në Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të nenit 168 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon mënyrën se si ndahen mandatet.

 Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj  Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja

Vitore Tusha

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 30/12/2020 08:00

    do keto gjera ne viti 2021 e para do kete shume referdum 2antimafja 3Denimi me me vedkje 4 nuk dokemi semundje te tjera 5 NUK te hapete gazeta ne date 5 janar 6te jete ky orar 8.30 deri 6ne mengjes 7 do kete perplasje midis spitale private dhe spitale shteterore midis priferinje dhe mjeke .Do vi Fatos nano 8 Te mblidhete keshilli politike kanditate dekriminalizimi9.te behete istucjone te reja .10 te kete monedha te perbashkete midis kosove dhe shqiperise dhe ligje perbashke 11do hiqete kafe nga lokale bixhozi droga dhe paraja fiskale12.KUdo japi parate pirimita 13.TE mos lirohete kriminele 13 .NUk do shokoje griqi ne gjygji hakes se prete ushtria climtare camerise dhe mbrojta deti dhe kufiri14te ngrihete kaditate per sikurimsa sabiste dhe sherife dhe milicia xhadameria dhe kladjator dhe ushtria rregull TE mos legalizo prositucjoni dhe martesa gaydhe aborti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)