Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e gjobave për bllokimin e rrugëve gjatë protestave u mirwprit nga deputetja demokrate Jorida Tabaku në Kuvend, ku po diskutohet miratimi i buxhetit për vitin 2027. Tabaku i kërkoi drejtueses së seancës, Evis Kushi, të ndërpresë diskutimet për aktet normative.
“A ka mundësi të ndalojë diskutimi për këto akte normative? A e kuptoni që po ndryshoni Kushtetutën me akte normative? Zonja Kushi, merrni përsipër të ndalohet diskutimi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Tabaku.
Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht kërkesën e studentëve dhe organizatave, duke pezulluar dispozitën që parashikon gjoba administrative për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Masat e tjera të paketës kundër dhunës në protesta mbeten në fuqi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ PD kundër aktit normativ për protestuesit e dhunshëm: Anti demokratike, tërhiqeni! PS: Selia juaj, fabrikë molotovësh! Nuk thatë një fjalë kundër djegies së policëve







