Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilën kryeministri Edi Rama ka ndërtuar ankimin, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga funksionet të numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tekstit të siguruar nga Report TV, “për sa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër”. Në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv, dhe se GJKKO ka marrë atribute që nuk ia njeh Kushtetuta.
Kryeministri Edi Rama është i bindur se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga funksionet numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një akt antikushtetues.
Në ankimimin e bërë për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri e motivon konstatimin e tij me faktin se vendimi “cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, i cili, sipas pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, gëzon imunitetin e deputetit”.
Sipas arsyetimit, “kjo dispozitë kushtetuese i ka njohur ministrit të njëjtat garanci, përfshirë edhe ato procedurale që ka edhe deputeti, garanci të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e vetë ministrit dhe të Këshillit të Ministrave, si organi më i lartë ekzekutiv kushtetues, i pavarur”. Për këtë arsye, sipas ankimimit, “në rast se nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, nuk mund të vendoset ky pezullim as për anëtarin e Këshillit të Ministrave, sepse në të kundërt do të pezullohej vetë veprimtaria shtetërore e ekzekutivit që ai drejton”.
Në vendimin e saj, GJKKO-ja i referohet nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon pezullimin e ushtrimit të një detyre. Pika 2 e tij përcakton se “kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”. Dhe sipas Gjykatës, të drejtat e Ballukut si deputete nuk cenohen.
Por sipas qeverisë, “përderisa neni 103 i Kushtetutës garanton barazinë e dy subjekteve në të drejta kushtetuese, aq më tepër nuk mund të vihet në dyshim barazia në të drejta ligjore në lidhje me ushtrimin e funksioneve. Ky paragraf, ashtu siç ndalon pezullimin nga detyra të ‘të zgjedhurve’, ashtu ndalon edhe pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave”.
Sipas arsyetimit të qeverisë, “imuniteti, duke u konsideruar se nuk është një garanci personale, por një mjet kushtetues për të siguruar funksionimin normal, nënkupton kryerjen e detyrës në mënyrë të pacenueshme. Duke qenë se Kushtetuta ‘e barazon’ anëtarin e Këshillit të Ministrave me deputetin, atëherë edhe ushtrimi i detyrës së ministrit është i pacenueshëm”.
Për pasojë, sipas qeverisë, GJKKO-ja ka bërë “jo vetëm interpretim të gabuar të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale”, por, si rrjedhojë, është “edhe në shkelje të garancisë kushtetuese të pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, që parashikon se anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit”.
Në ankimimin e Kryeministrit vihet në dukje se vendimi i Gjykatës së Posaçme për Ballukun “cenon parimin e ndarjes së pushteteve, duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit, si organ kushtetues i një pushteti tjetër, dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”, si dhe “ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese, që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë”.
Sipas ankimimit, GJKKO-ja, me pezullimin e Ballukut, “ka krijuar de facto një situatë juridike të ngjashme me shkarkimin”, dhe kësisoj “ka ndërhyrë në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të Kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit”.
Në situatën e krijuar për shkak të vendimit me efekt pezullues të GJKKO-së, në ankimimin e tij kryeministri vlerëson se Qeveria “është penguar në përmbushjen e një sërë kompetencave të veta dhe se tashmë ai nuk mund të marrë në shqyrtim dhe as të nxjerrë akte sipas ligjit, për asnjë nismë, në rastin konkret, në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Sipas ankimimit, “ka një pengesë efektive të veprimtarisë së Këshillit të Ministrave, e cila përbën cenim të parimit të ndarjes së pushteteve. Kjo, duke qenë se Kushtetuta nuk parashikon mundësinë e organeve të pushtetit gjyqësor që të pezullojnë veprimtarinë e Këshillit të Ministrave apo të anëtarëve të tij”.
Kryeministri kujton më tej se “kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit” dhe se “organeve të pushtetit gjyqësor, ku përfshihet edhe GJKKO-ja, nuk u njihet asnjë kompetencë nga Kushtetuta, në kuadër të emërimit dhe shkarkimit të ministrave, as edhe të pezullimit të tyre”.
Për këtë arsye, sipas Kryeministrit, vendimi i Gjykatës së Posaçme “ndërhyn drejtpërdrejt në kompetencën e tri organeve të shtetit. Rrjedhimisht, pushteti gjyqësor, pa një tagër të qartë kushtetues, dhe për më tepër në interpretim dhe zbatim të gabuar të dispozitës procedurale të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, vendos të pezullojë vendimmarrjen e dy pushteteve të tjera të pavarura, sikurse janë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, të cilat këto kompetenca i ushtrojnë në koordinim me njëra-tjetrën”.
Për pasojë, “kjo ndërhyrje në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, si dhe të atij legjislativ, sjell prishjen e rendit juridik dhe cenon parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve, duke krijuar jo vetëm pezullim të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, por njëkohësisht edhe pezullim të dekretit të Presidentit dhe vendimit të Kuvendit, përmes të cilit ky funksionar politik i zgjedhur ushtron këtë detyrë të lartë shtetërore me përgjegjësi politike përpara zgjedhësve, popullit shqiptar”.
Kërkesa e kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, përveç zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave dhe interpretimit të imunitetit për rastin e anëtarit të qeverisë, synon jo vetëm shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut, por edhe shuarjen e efekteve të këtij vendimi, dhe rikthimin e Ballukut në detyrë, deri në daljen me një qëndrim përfundimtar të Kushtetueses.
Sipas ankimimit, një ndërhyrje e tillë është e nevojshme, për shkak se vendimi i GJKKO-së “prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve”, dhe “lënia në fuqi do të sillte pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakuum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive. Kushtetuta — theksohet në tekstin e ankimit — nuk lejon vakuumin në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe, për rrjedhojë, është detyrë e Gjykatës Kushtetuese që të parandalojë krijimin e një vakance të tillë”.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e dyshuara të parregullta në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Tashmë nën verifikim janë të 7 lotet e projektit, por edhe procedura të tjera tenderuese. Sipas GJKKO-së, masa është e nevojshme pasi ekziston rreziku që Balluku të prishë provat, të ndikojë te dëshmitarët apo të kryejë vepra të tjera të ngjashme “ose edhe më të rënda”, për shkak të funksioneve që ushtron, si dhe rreziku i arratisjes nga vendi.
Komente













E kam patur Ramën këtu në Francë...mania e tij,e këtij perversi ishte në ndjekje të të rinjve, tia u merte në gojë ,dhe ja u thithte aq fort sa dhe pikën e fundit të spermës nuk e linte të shkonte dëm...me proteinat saj shtynte gjithë ditën,zëvendësonte ushqimin....
PërgjigjuSi mund te mbash ne detyre dike qe ka humbur besimin e publikut per te bere ate pune kur shihet abuzimi masiv. A mos ndoshta ka ardhur momenti ta marrim veten seriozisht? Keto jane sjellje te se kaluares. Kjo zevendes kryeministre duhet te behet precedente ne historine e shtetit qe te tjeret me vone te dine fatin e tyre Nese zgjedhin ate rruge qe zgjodhi ky njeri. Le mos tua marrim njerezve shoresen qe gjerat do ndryshojne.
PërgjigjuTÈ PÈRFITOJMÈ NGA KOHA QÈ NA DHA DJALI. Edi Rama èshtè njè kryeministèr pa legjitimitet. Ai grupi i tè pandehurve qè luan "kabinet ministror", janè edhe ligjèrisht kontigjent kriminal. Pse i lejohet Edi Ramès tè vazhdojè tè bèjè sikur "i ka gjèrat nè dorè"? Sepse Shqipèria nuk ka opozitè. Ajo qè vetèquhet e tillè, janè pengmarrèsit e demokracisè shqiptare qysh prej vitit 1992 kur studentèt filluan protestat. Njè "opozitè" si ajo e Saliut, i bèn ujrat e zeza tè kanalizimeve tè duken si pèrrenj ari. Edi Rama dhe Sali Berisha,,duhet tè ikin bashkè me qèllim qè Shqipèria tè çlirohet.
PërgjigjuPerse eshte kaq e PAMUNDUR te konsiderohen DOREHEQJA e/o SHKARKIMI deri ne perfundim te procedurave e proceseve gjyqesore, sic ndodh ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian, e jo vetem, por prej kohesh edhe ne vendet fqinje Ballkanike, e kudo, nga Atlantiku ne Paqesor, e deri ne Rusi e Kine ?! ----- Perse BEHET kaq i pamundur ballafaqimi i hapur e publik i sektit "rilindas", trasnplantuar ne Partine Socialiste me vete Partine pikesepari, si POLITIKISHT, ashtu edhe MORALISHT, per "domosdoshmerine" e inKAPSULIMIT bizantin jo vetem te "IKONES" Belinda Balluku, por dhe te vete "IKONOSTASIT" "Qeveria Edi Rama 1-2-3-4" ne Shqiperine e 2025-2026 ?!
PërgjigjuNje gje eshte e sigurte ne Shqiperi,sa me afer te jesh prane krereve te partive e te shtetit,sa me mire e afer t'ju kesh sherbyer atyre,aq me te sigurte e ke mbrojtjen e tyre dhe nuk ka shembuj me te mire se sa Berisha e Rama,i pari me gardistet e 21 Janarit,i dyti me Veline e Ballukun tani per tani.
PërgjigjuOpozita ta dergoje ne Hage qeshtjen nese do te bejne opozite te vertete ! Po shkoj loja ne Hage perfundojne si Thaci I shkretë
PërgjigjuRama po luan me zjarrin për t'i dhënë fund jetës së tij politike. Gjykata nuk ia preku imunitetin në Parlament dhe as si deputete. Përveçse është anëtare e Parlamentit, ajo është njëkohësisht edhe anëtare e organit ekzekutiv shtetëror. Për këtë ajo NUK është imune! Gjykata po e "shkëput" këtë pjesë të degës. Jo partinë parlamentare! Të bësh gjëra të tilla vetëm sa po sjell ndërmend "Don Kishotin". Rama duhet të rishpërndajë në heshtje mandatet në kabinetin e tij dhe ta lërë atë në dorë të procesit gjyqësor. Kështu mund t'i besojnë njerëzit qeverisë dhe gjykatave. Jemi në një sistem demokratik me ndarje pushtetesh. Kjo është ABC.
PërgjigjuKaq te thella i ka rrenjet sa nuk je ne gjendje as ta shkarkosh o Edo dhe te shkoj pas hekurave kjo hajdute e babzitur
PërgjigjuNuk duhet te kishte vajtur puna deri ketu. Si ka mundesi qe asnje media nuk po shkruan nje artikull te vetem ku te thuhet se ne asnje vend demokratik te botes, hiq ndonje vend afrikan, nuk ndodh qe nje zyrtar i akuzuar per korrupsion dhe qe eshte marr i pandehur te MOS JAP DOREHEQJEN. Kryeministri me kete duhet te merret, pse nuk eshte dhene doreheqja, dhe ndryshe nga kryetari i bashkise i cili gjithaashtu nuk e ka dhene dhe qe u mundua ta shkarkoj, kete tjetren e shkarkon kur te doje. Njerezit medoemos tani mendojne e flasin sikur kjo te ka ne dore prandaj po e mbron. Dukesh bashkefajtore ne krim.
Përgjigjunese GJKKO nuk jep masa per zyrtaret e korruptuar ne nivel te larte, atehere pse e krijuat zoti Rama, per ca i duhet qytetareve ky institucion, apo kot sa per sy te europes. Sigurisht ty po te mblidhet laku, sepse ke te shkruar fatin si Sanaderi
PërgjigjuTe mbrosh nje hajdute eshte faj e pergjegjesi e rende. Rama duhet te pergjigjet perse e ka emeruar si deputete dhe si zevendese te tij nje hajdute, perse Nuk e ka kontrolluar dhe ka firmosur te gjitha keto shkelje, dhe perse nuk e shkarkon . Pergjegjesia e Rames eshte e rende, sot eshte nje besim minimal ndaj kesaj qeverie qe ka krijuar probleme ne vend. Balluku duhet te prangoset e shkoje ne vendin e duhur bashke me Meten e Veliajn, nuk mbrohen hajdutet, pa Balluken qeveria eshte me e pastert dhe me e forte.