TIRANË - Gjykata kushtetuese rrëzoi këtë të martë kërkesën e shoqatës së bashkive për pezullimin e vendimit të këshillit kombëtar të territorit, vendim i cili deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale 2015 i heq të drejtën pushtetit lokal të japi leje zhvillimore. Mes kërkuesve për pezullimin e këtij vendimi rezulton dhe kreu i bashkisë Tiranë Lulzim Basha i cili është njëherazi dhe kreu i shoqatës, ndërsa në përfundim të shqyrtimit gjyqësorë gjykata njoftoi se vendimi përfundimtarë do të bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të gjykatës.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe Bashkisë së Tiranës, për pezullim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit i cili bllokon dhënien e lejeve zhvillimore dhe atyre të ndërtimit deri në përfundimin e planeve në harmoni me ndarjen e re territorial.
Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit marrë më datë 22 gusht 2014, në pikat 2 dhe 3 të tij pushtetit lokal i hiqet e drejta për zbatimin e planeve urbanistike të miratuara më parë nga KKT si dhe s’mund të japin leje zhvillimore deri në konstituimin e njësive të qeverisjes vendore të cilat do të dalin nga zgjedhjet e vitit 2015.
Shoqata e Bashkive në Gjykatën Kushtetuese kërkon që vendimi për lejet të shpallet antikushtetues, pasi sipas tyre cenon parimin e autonomisë vendore.
Ndërkohë që përfaqësuesit e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese kanë sqaruar se nga ky vendim nuk ka mosmarrëveshje kompetencash.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO