TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për verifikimin e veprimtarisë në ushtrimin e funksionit të ish- kreut të ILDKP-së Zana Xhukës. Kushtetuesja ka argumentuar, pa zbardhur ende vendimin, se nuk është në kompetencën e saj shqyrtimi i një kërkese të tillë.
 
I kontaktuar nga “A1 Report”, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, tha se në ditët në vijim gjykata do të zbardhë vendimin që lidhet me kërkesën e 30 deputetëve demokratë, për të shpallur si antikushtetues vendimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një grupi pune që do verifikonte veprimtarinë e Zana Xhukës.
 
Kjo e fundit u shkarkua me 77 vota nga Parlamenti dhe vendin e saj e zuri Shkëlqim Ganaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)