TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e deputetëve të opozitës për Portin Turistik të Durrësit. Me vendimin e marrë sot, Kushtetuesja ka rrëzuar 37 deputetët e opozitës, të cilët kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, që është nënshkruar me Qeverinë shqiptare për ndërtimin e marinës turistike, pasi e kanë konsideruar si një aferë korruptive.
Më këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, tashmë s’ka asnjë pengesë për ndërtimin e projektit të marinës, investim i cili shkon në vlerën 2 mld dollarë e pritet të sjellë një impakt edhe në ekonominë dhe turizmin në vendin tonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe futet në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Ndërkohë, pritet edhe publikimi i vendimit përfundimtar me argumentet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e padisë. Vendimi është marrë me shumicë votash.
"Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me nr. 7 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (36 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 145/2020, datë 03.12.2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 145/2020, datë 02.12.2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronjat “a” dhe “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 52, 52/a dhe 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash. VENDOSI: 1. Rrëzimin e kërkesës", njofton Gjykata.
Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.
Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
Shiqoni se si ia dorzoi Durrsin dhe portion e Durrsit serbis fashiste, ky tradhtar shqipfolës që e shkatrroi Shqipërin duke e perfunduar në një provins serbo-grekiska-ruse…!
PërgjigjuO Arber shqipfolesi…! Po çlidhje ka Serbia ketu mor klluf?
Qeveria Rama po vjedh dhe tjeterson cdo aset kombetar te popullit Shqiptar.
Përgjigju