Nga kjo e mërkurë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit si një pjesë e konsiderueshme e administratës në sistemin e drejtësisë do ti nënshtrohen rivlerësimit të pasurive dhe figurës.
Në 50 faqe gjyqtarët kushtetues të ndarë në gjashtë vota pro dhe dy kundra kanë vendosur që Vettingu të mbetet në fuqi pasi nga i gjithë procesi i verifikimit ai është gjetur në përputhje me Kushtetutën.
Më 22 nëntor trupa Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e Partisë Demokratike për shpalljen anti-kushtetues të këtij ligji, por kjo gjykata e pezulloi provizorisht ndërsa pas dy muaj tashmë ky ligj është në fuqi duke rrëzuar padinë e PD-s.
Në argumentin 85 të gjykatës Kushtetuese sqarohet se opozita ka pasur të gjitha mundësitw për të qenë e pranishme kur është votuar ky ligj por ajo vetë ka zgjedhur të mos jetë e pranishme, por kjo nuk cënon ligjshmërinë e Vettingut pasi ai është miratuar konformë procedurave parlamentare.
Ndalur tek argumenti 69 Kushtetuesja shprehet se afati 3 mujorë për këdo gjyqtar që vendos të dorëhiqet pa ju nënshtruar Vettingut është një afat i mjaftueshëm dhe ligjor.
Për gjyqtarët Kushtetues në argumentin 58 të tyre, ky ligj ka një qëllim të qartë që është përcaktimi se kush prokuror e gjyqtarë mund të vazhdojnë detyrën dhe atyre që nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e sistemit.
Në argumentin 41 kushtetuesja ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike duke hedhur poshtë arsyetimin se organet ekzistuese zëvendësojnë organet e reja që do të krijohen.
Një tjetër pikë ku është ndalur gjykata Kushtetuese është dhe përfshirja e shkollës së magjistraturës në procesin e rivlerësimit të prokurorëve e gjyqtarëve, ku sipas gjyqtarëve kushtetuese kjo është një gjë krejt normale për aq kohë sa kjo shkollë është përgjegjëse për formimin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve.
Në argumentin 28 dhe 29 kushtetuesja sqaron se kontrolli i deklaratave nga ILDKPI që kryen edhe sot është krejt ligjorë por përzgjedhja e kreut të këtij institucioni nga një proces publik dhe transparent do të përbënte një mjet ligjorë për pavarësinë e këtij institucioni.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji të parët që do ti nënshtrohen Vettingun janë 32 garuesit prokurorë e gjyqtarë për garën e hapur në përzgjedhjen e 12 anëtarëve në këshillin e lartë gjyqësorë e këshillin e lartë të prokurorisë.
Hyrja në fuqi e këtij ligji i hap rrugën dhe depozitimit të deklaratave për rivlerësimin e pasurisë dhe figurës morale e profesionale pranë ILDKPI, proces ky që duhet të kish përfunduar më 7 nëntor 2016 por u pezullua së bashku me ligjin e Vettingut.
/Shqiptarja.com

VIDEO