Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot 3 pyetjet të cilat ia ka dërguar Komisionit të Venecias për të arritur në një përfundim për kushtetuetshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
Pyetjet drejtuar Venecias:
"Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?"
Kujtojmë se 3 javë më parë, pas 9 orësh seancë maratonë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.
Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike. Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, e cila sot është ish kryetare pasi pak javë më parë në krye të shoqatës së Bashkive u vendos Pjerin Ndreu.
Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në datën 14 tetor. Komisioni i Venecias do të japë një opinion këshillimor, e cila do të përdoret nga Gjykata Kushtetuese si pjesë argumentuese për të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Megjithatë, ajo që është interesante për t'u evidentuar është se referuar axhendës së Komisionit të Venecias, publikuar në faqen zyrtare, vetëm nga Shqipëria kërkesa për opinion është bërë nga një Gjykatë Kushtetuese. Kërkesat e tjera të shteteve vijnë nga ministra dhe deputetë, dhe jo nga një Gjykatë Kushtetuese siç nga ndodhur me Shqipërisë. Në shtete të tjera psh. si Ukraina, kërkesa për opinion është bërë nga zëvendës Kryeministri. Ngjashëm është edhe për shtete të tjera, si Gjerogjia, ku kërkesa për opinion është bërë nga kryetari i parlamentit. Sakaq edhe vende të tjera si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Armeni, Maqedonia e Veriut, Malta, Ukraina evidentohet fakti se kërkesat për opinion janë bërë nga politikanë, apo funksionarë të qeverive përkatëse.
Humbje kohe dhe parash.Deri sa Gj.K t'a perfundoje kete idiotesi,u vjen radha zgjedhjeve te tjera-Ja pergjigjet e mundeshme 1)-Po,Gj.K ka te drejte t'i shqyrtoje,nese ne padi,akuzuesi pretendon se jane shkelur,o shtremberuar Kushtetuta ose amendamentet e saj.2)-Perioditeti dhe pluralizmi ecin te njejten hap.Shkelja apo ndryshim i njerit prej tyre,ka te beje me kushtet.Periodideti ndryshon vetem ne raste specifike:-Kur behet vetem nga nje person,pa konsensus nga palet,kemi te bejme me shkelje shume te rende kushtetuese (diktatoret,pushtuesit e bejne zakonisht);kur behet me konsensus nga palet,behet ne raste krizash te brendeshme,luftrash,fatkeqesish shume te medha kombetare (ne kete rast zgjedhje shtyhen me dakordesine e paleve pjesemarres,ose te interesuarve).Pluralizmi ka prioritet te barabarte me periodizimin.Shkelja e tij duke ndaluar,apo sabotuar pjesemarrjen e nje partie,grupi,apo individi ne zgjedhje,eshte nje tjeter shkelje e rende kushtetuese.Ne rastin tone pluralizmi u respektua,nuk iu ndalua askujt qe plotesonte rregullat, te merrte pjese ne zgjedhje.Partite qe nuk morren pjese (po e specifikoj partite,jo opozita)vendosen vete te mos merrnin pjese ne zgjedhje me pretendimin e supozuar te shkakut te rezultateve zgjedhore,akoma te pa kryera.Megjithate perderisa ne zgjedhje morren pjese me shume se nje-dy parti nga te dyja kampet,pluralizmi eshte respektuar.3-Autoritetet publike (I.Meta) dhe partite qe braktisen zgjedhjet me veprimet e tyre (tentativen per t'i shtyre pa konsensusin e paleve dhe braktisjen pa konsensusin e elektoratit te tyre),sigurisht qe tentuan t'a cenonin,por jo, nuk munden t'a ndalonin.Vertet nuk votuan dot p.sh PD,por ama kishte parti te tjera te spektrit preferencial te tyre (te djathte),qe mund te votonin.Duhet te siguronin interesin me te larte te votuesve,por le te themi qe preferuan interesin me te larte personal te Likes,Mones,Sales e Lulkes me kompani nga pas. ;
PërgjigjuJepini edhe rrogen tuaj Venecias, se c'taksirat ju ka te beje punen tuaj? Gjykate Pasuese jo Kushtetuese
PërgjigjuNormale kur sonila bejtja me profil politk te shprehur qarte si e aneshme zgjidhet ne gj.k.bashke me dashnoren e ish ministrit pa veting vetem idiotesira do te nxjerrin. Burimi I gjithe budallalleqeve alla shqiptare eshte ilir meta. Jo jemi ne qe na ka hipur ne qafe dhe presim te na e heqin amerikanet se vete I hame mune
PërgjigjuSu jane arsye pse per cdo gje do le piume te huajt:-1-paaftesia e gjukates e te ketij organi.2-implikimi politik.Shikoni pyetjen qe ben:- kush prevalon,periodiciteti apo pluralizmi.periodiciteti eshte detyrim i percaktuar ne kushtetute ne menyre te prere.Cdo zgjedhje eshte normale kur procediamo eshte bere sipas ligjit dhe kushtetutes.Pjesmarrja ne zgjedhje e forcave qe duan te konkurojne varet nga deshira e tyre.nuk hyne se duan pushim ,djegin mandatet,etj.por nga 105 parti se refuzoje 90 prape zgjedhjet jane pluralista.jane 15 forca politike qe marrin pjese.Jane Qofte edhe 1 kandidat i pavarur.Jane 1milion e gjysem zgjedhjes qe hedhin votendhe jam i sigurt qe gjukatesin e kushtetuese e dine mire se primare jane zgjedhesit,jo kandidatet qe refuzojne zgjedhesit.Ndaj them qe ne gjukates kushtetuese ka gjukates qe bejne loje politike.Ndaj del domosdoshmeri rikthimi ne pastrimit perfundimtar te ketij organi.Rruga e vetme eshte qe keto lloj gjukatesin ti zgjedhje populli ,jo politika.
PërgjigjuPo kush ta pastroje o Kasem? GK eshte pjella me bastarde e Reformes ne Drejtesi! Vendimet ne kete Gjykate merren defakto nga Likja e Alibeaj! Kjo ben muuu, e di dhe lopa, ndersa partneret kane mbyllur syte qe ne startin e krijimit te Saj!
Nuk duhet qe GJK te merret me keto ceshtje! U caktua data e zgjedhjeve! Partite duhet te regjistrohen! Nuk marrin pjese pune e tyre dhe jo e GJK! Keto jane shashka te he Likes se bashku me jashteqitjet e tyre Lule dhe Mona!
PërgjigjuKeta jane budallenj apo bejne vet se duan ti shmangen pergjegjesise?! Kush prevalon, periodiciteti apo pluralizmi?!!!!! Mos u kapni mbas fjaleve por mbas asaj qe ndodhi ne teresi. Periodicitet - Edhe gjate komunizmit kishim "zgjedhje" periodike Pluralizem - Ku cdo individ apo parti ka te drejte te marri pjese ne zgjedhje. Cdo individ te kete lirine te zgjedhi dhe te zgjidhet. Ku u cenua kjo ne zgjedhjet e 30 Qershorit? Nese gjykatesit tane pluralizem quajne dicka tjeter (perderi sa kane bere dhe kete pyetje idiote) dhe nese do te vendosin per "pluralizmin" sipas menyres se tyre, une i rekomandoj Edi Rames qe ne zgjedhjet e 2025 te mos futet ne zgjedhje dhe me kete rast nuk quhen te vlefshme dhe vazhdon rri ne pushtet deri sa te kete qejf. Te nderuar gjykates, egziston nje shprehje e Mark Twain qe thote: “It's better to keep your mouth shut and appear stupid than open it and remove all doubt”. Duke i bere publike pyetjet Tuaja, e treguat qe jeni pak budallenj.
PërgjigjuSi ka mundesi qe pyesim gjithmone te huajt se si te lexojme kushtetuten tone?
PërgjigjuMe sa duket, kemi zgjedhur gjykates te cilet nuk dine as te lexojne.