Kuvajti shkollë për Shqipërinë
Al Jabri:Investimi në arsim, zhvillim

Kuvajti shkollë për Shqipërinë<br />Al Jabri:Investimi në arsim, zhvillim
Përurohet shkolla profesionale multidisiplinore në Kashar, dhuratë e qeverisë kuvajtiane për popullin shqiptar.

Në ceremoninë e përurimit ishte vetë Ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit, Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Al Jabri u shpreh se investimet në arsim janë pikënisje të zhvillimit të një vendi.

‘’Arsimi nuk është më një çështje për të cilën mund të diskutohet rreth rëndësisë së tij. Kudo nëpër botë, e kanë vërtetuar se pikënisja e zhvillimit të një vendi është pikërisht arsimi’’,-u shpreh Al Jabri.

Ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, shprehu mirënjohjen për dhuratën e bërë dhe u shpreh se përfituesit do të jenë më të varfërit e të varfërve.

‘’Ne së bashku të inagurojmë një nga qendrat profesionale më të mirëinvestuara në vendin tonë, që shkon për njerëzit më të varfër, në jubileun e 25-të të miqësisë mes dy vendeve’’,-u shpreh Klosi. 

Në ceremoninë e përurimit merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo shkollë do të shërbejë si një biletë për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

‘’Edhe një kurs gjuhe kompjuteri, ose kurs gjuhe ka qenë një biletë për të dalë nga varfëria. Kjo shkollë unë besoj që do të shërbejë si një biletë për të dalë nga varfëria’’,-u shpreh Veliaj. 

Shkolla u konsiderua kontirbut i çmuar për qytetarët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike dhe jetimë si dhe u vlerësua ndihma e heshtur e qeverisë kuvajtiane e cila shpesh ka ardhur larg projektorëve të kamerave.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv