Kuvend, Berisha-Meta thumba 
njëri-tjetrit: Ti bashkëkryetar!

Kuvend, Berisha-Meta thumba <br />njëri-tjetrit: Ti bashkëkryetar!
TIRANË - Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me përplasje mes deputetëve të PD-së mazhorancës dhe drejtuesit të seancës, Ilir Meta.

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, ishte parashikuar edhe votimi për largimin nga KQZ-ja të dy anatërëve të dorëhequr, Albana Shtyllës dhe Denar Bibës. Por futja në kalendar e tyre ka sjellë edhe përpasje e parë në sallën e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar largimin nga kalendari të këtyre dy projektvendimeve, ndërkohë që Meta ka kërkuar konsensus për votimin e tyre.

Pas debateve u vendos që votimi për largimin e dy anëtarëve të dorëhequr nga KQZ-ja, të bëhet në seancën e rradhës.

Ka pasur dhe debate mes ish kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Parlamentit Ilir Meta. Me merrjen e fjalës, Berisha duke e akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se kanë mashtruar Brukselin, iu drejtua Metës si "bashkëkryetar i mazhorancës". Si kundërpërgjigje  sapo Meta mori fjalën, duke iu drejtuar Berishës si "bashkëkryetar i opozitës."

Seanca u mbyll me votimin e Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.  Dule mori 104 vota pro. U  miratuan me 120 vota pro, asnjë kundër edhe përbërja e komsioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu është miratuar edhe përbërja e sekretarive të Kuvendit të Shqipërisë, me 117 vota pro.

11: 35   BERISHA PAS DEBATEVE IKEN NGA SALLA
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lënë sallën e Kuvendit, pas debateve për prograrim tre javor të Kuvendit. Me merrjen e fjalës, Berisha foli për marrjen nga Shqipëria të vendit të statusit për ne BE dhe akuzoi kryeministrin Rama se po mashtron Brukselin.

Pas kësaj ish-kreu i PD-së la sallën e Kuvendit. Në një deklaratë të shkurtër jashtë Kuvendit Berisha tha se, “ecjen dhe notin e bëj pa asnjë përtesë”. I pyetur nga gazetarët, nëse Berisha është bashkëkryetar i PD, përgjigja e ish-kryeministrit ishte: “Je zëdhënëse e zotit Meta”.

11: 30 BERISHA: META BASHKEKRYETAR I MAZHORANCES, META: JE BASHKEKRYETAR I OPOZITES 
Ish kryeministri Berisha e nisi fjalën e tij duke e quajtur Bashkëkryetar të mazhorancës, nga ana e tij Meta e quajti bashkëkryetar të opozitës.  Berisha akuzoi Ramën e ministrin e Jashtëm Bushati se kanë mashtruar Brukselin për gjëra që janë miratuar këtu.

BERISHA: “Zoti bashkëkryetar i mazhorancës, nuk jam për çështje të rregullores, por do të shfrytëzoj këto dy minuta për një alarm, për të shtyrë marrjen e statusit pas muajit dhjetor për të mos i dhënë meritave PD. Është përgatitur projektvendimi për të shtyrë marrjen e statusit, pasi ne i kemi bërë gati të gjitha gjërat. Ministri i jashtëm dhe Kryeministri kanë mashtruar në Bruksel, për gjëra që janë miratuar këtu. Humbja e statusit bëhen për disa arsye, pasi në mesin e vitit tjetër do të zhvillohen zgjedhjet europiane. Interesi jetik i çdo shqiptari. Zoti bashkëkryetar keni emëruar në krye të administratës publike njeriun e afërt. Në atë departament ka socialistë të drejtë, të ndershëm dhe u mor një nga zyrat e bashkisë për të thyer çdo ligj. Korpusi i nënpunësit civil është shumë i rëndësishëm.”

PERGJIGJET META: ”Zoti bashkëkryetar i opozitës. Jam dakord me Ruçin që nëse ju nuk jeni dakord, ne e lëmë për herë tjetër. Po ju keni hall që socialistët të mos heqin socialistët apo çfarë. “

ORA 11: 24 GRAMOZ RUÇI: DAKORD TE SHTYJME JAVEN TJETER
”Më vjen mirë që në seancën e parë opozita i referohet procedurave parlamentare. Me ndërhyrjen që bën thotë atë që, “bëni siç them unë, mos bëni siç bëja unë”. Në Kuvend ka precedentë dhe këtë nuk duhej ta kujtonit. Kjo është një detyrë që duhet ta kishit bërë ju, pasi ju duhet t’ua kishit miratuar dorëheqjen, pasi e kanë bërë në institucionin që kishit ju. Ata nuk zënë dot punë pasi janë të emëruar në një tjetër vend. Nëse ju nuk jepni dakordësinë tuaj për një çështje kaq formale, ne jemi dakord që si mazhorancë ta bëjmë javën tjetër.”
 
META : DONI TE MBANI ME PAHIR 2 ANETARE TE KQZ-së, DUA MIREKUPTIMIN E BERISHES
”Si mund të mblidhjej kjo konferencë pa qenë kryetarët e këshillave kuvendore. Nëse rregullorja është shumë e rëndësishme, do ta respektojmë në mënyrë strikte dhe korrekte.
Po juve kjo nuk do t’ju pëlqejë shumë. Nëse kam edhe mirëkuptimin tuaj, që dy njerëz formalisht duhet ti lirojë nga detyra që kanë ikur prej muajsh të tërë, nuk dua të hap debat për një çështje të parëndësishme.
Nëse ju doni të mbani me pahir anëtarë të KQZ-së. Kërkoj mirëkuptimin e zotit Berisha për këtë çështje, pasi ka qenë partizan i të drejtave të njeriut.”

DOREHEQJA E ANETAREVE KQZ, PALOKA E HALIMI: TE HIQET NGA RENDI I DITES
Sipas Palokës po shkelet rregullorja pasi këto dy pika nuk u shqyrtuar në konferencën e kryetarëve. Nga ana e tij kryetari i parlamentit tha se nuk mund të mbajmë me zor anëtarët e KQZ-së.
PALOKA: ”Në rendin e ditës janë dy pika që kanë të bëjnë me dorëheqjen e anëtarëve të KQZ-së të cilët ne nuk i diskutuar në konferencën e kryetarëve. Në konferencë kemi lënë vetë që do të bëjmë vetëm miratimin e këshillave, komisoneve kuvendore. Kjo është një shkelje e rreguloore që po bëni dhe po ju kërkoj ta hiqni nga rendi i ditës.”- tha Paloka.
 
META: “Lidhur me këtë çështje ju keni të drejtë pasi nuk është konsultuar gjatë konferencës, por nuk mund ti mbajmë me zor anëtarë të KQZ-së. Të reflektojmë për të drejtat e njeriut pasi nuk mund të mbajmë me zor prej kaq kohësh një njeri që kërkon të ikë nga posti që ka”

Redaksia Online
(ARTAN CENA, SUELA GERA/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë