Kuvend-Betohen katër deputetë të rinj

Katër deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, tre nga të cilët gra, u betuan sot në nisje te seancës plenare të radhës, duke zëvendësuar tre ministra të Qeverisë, të dorëhequr pak ditë më parë, si dhe një deputete, e emëruar në post ministror.

Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës sipas të cilit mandati i dhënë nga KQZ-ja për katër deputetët e rinj është plotësisht i ligjëshëm dhe në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor.

Hysi vlerësoi sidomos përfshirjen në parlament të tre grave deputete, numri i të cilave në Kuvend tashme shkon në 23 ose 20 për qind të numrit të të zgjedhurve në parlament.

Më pas deputetët e rinj, Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu përsëritën tekstin e betimit, sipas rregullores.

Dorëzimi i mandatit nga tre ministra të qeverisë "Rama" përkatësisht nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nga ai i Energjitikës, Damian Gjiknuri, si dhe nga deputetja Ermonela Felaj, e emëruar në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, bëhet në përmbushje të zotimit politik të mazhorancës për të shmangur funksionet e dyfishta. /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)