TIRANË- Kuvendi miratoi me 74 votat e Partisë Socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake. Diskutimet u zhvilluan në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban informacion të klasifikuar, ndërsa Partia Demokratike bojkotoi seancën, edhe pse deklaroi se është në favor të marrëveshjes, por e konsideroi antikushtetuese futjen me procedurë të përshpejtuar.
Marrëveshja parashikon financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërsa fondet do të disbursohen sipas nevojave të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe deri në 12 vjet për shlyerjen e huasë.
"Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajisje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s”, tha Taulant Balla.
Megjithëse e cilëson të rëndësishme marrëveshjen me SHBA-të, opozita refuzoi të marrë pjesë në seancë. Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke kërkuar ratifikimin e saj me procedurë të përshpejtuar dhe pa u vënë më parë në dispozicion deputetëve teksti i plotë i marrëveshjes.
"Po marrëveshjes me SHBA! Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament. Opozita është pro marrëveshjes, por kërkon të njihet me tekstin e plotë dhe të respektohen procedurat kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.
Për të njëjtën arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur, ndërsa propozoi që marrëveshja të votohej në seancën e së premtes, pas respektimit të afateve ligjore.
Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se opozita nuk është kundër huasë amerikane, por kundër mënyrës se si, sipas tij, po tentohet të kalojë në Kuvend.
"Ne jemi pro kredisë, por kërkojmë që procedura të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe jo me vullnetin antikushtetues të Edi Ramës. Nuk votojmë procedura antikushtetuese”, tha Berisha.
Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri me dije deputetëve se për shkak të karakterit të klasifikuar të marrëveshjes, dokumenti mund të lexohej vetëm brenda ambienteve të Kuvendit dhe vetëm pasi secili deputet të firmoste një deklaratë konfidencialiteti.
Marrëveshja futet menjehërë në fuqi me miratim të presidentit Bajram Begaj.
Projektligji për marrëveshjen e huasë me SHBA-të
Lajm në përditësim...
Me të përfunduar deklaratën lidhur me marrëveshjen 302 milionë dollarësh të huasë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për pajisje ushtarake, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u bë objekt sulmi i një grupi të vogël protestuesish që hiqeshin si turistë të cilët nga ana e xhamisë iu vërsulën makinës duke hedhur vezë në drejtim të automjeteit

Brenda kësaj jave kuvendi mund të rimblidhet përsëri në seancë plenare për të shqyrtuar dhe votuar reformën territoriale.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e la të hapur mundësinë që reforma të kalojë në mënyrë të njëanshme brenda muajit korrik, pasi sipas tij kuvendi është ende në punë dhe se sesioni parlamentar përfundon të premten.
PS-dhe PD prishën pas shumë muajsh paktin për një produkt të përbashkët, ndërsa mazhoranca parlamentare vendosi të vijonte e vetme ndarjen territoriale.

Pasi Kuvendi miratoi marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së për pajisje ushtarake, kreu i grupit të PS tha se lëvrimet e para do të nisin që prej muajit shtator. Ironizoi edhe bojkotin e opozitës, duke thënë se është e njëjta parti që bojkoti edhe seancën për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Besojmë se që në shtator të nisin lëvrimet e para. Është mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë. Nëse do ta humbin këtë javë do të hynim në një situatë të vështirë dhe do të na vihej në dyshim përfitimi i pjesës së parë që në ditët e para të shtatorit. Arsyeja përse PD bojkotoi, s’ka të bëjë me procedurat. E njëjta parti që bojkotoi miratimin për përfshirjen në bordin e paqes, e njëja pati që bojkotoi edhe votimin e kësaj marrëveshje historike”, tha Balla.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të përshpejtuar, të marrëveshjes së huasë me SHBA-të, brenda të njëjtës ditë dhe pa u shpërndarë paraprakisht deputetëve të pakicës teksti i marrëveshjes dhe relacioni shoqërues.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se opozita s’do të marrë pjesë në seancën e orës 15:00 në Kuvend për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 mln dollarësh nga SHBA.
Bardhi rithekson se janë pro marrëveshjes dhe kundër “mënyrës antikushtetuese” të miratimit brenda ditës. Shefi i grupit të PD shkruan se opozita ka garantuar votën pro sapo të njihet me marrëveshjen dhe është kërkuar që ratifikimi të bëhet ditën e premte.
“Po marrëveshjes me SHBA!
Jo mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!
Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.
Seanca plenare e planifikuar për sot, në orën 15:00, është thirrur në kundërshtim me Kushtetutën, e cila përcakton qartë se Kuvendi nuk mund të votojë një ligj më herët se një javë nga momenti i fillimit të shqyrtimit të tij.
Rasti konkret është edhe më flagrant, pasi deputetëve ende nuk u është shpërndarë teksti i marrëveshjes për të cilën ftohen të votojnë, madje as relacioni shoqërues i projektligjit të paraqitur nga Qeveria.
Praktika e vendosur nga Kryetari i Kuvendit, sipas së cilës deputetët duhet të njihen me tekstin e marrëveshjes përmes një leximi në grup, brenda ambienteve të Kuvendit, është poshtëruese dhe bie ndesh me statusin kushtetues të deputetit. Kuvendi ka detyrimin t'u vërë në dispozicion deputetëve të gjithë dokumentacionin parlamentar. Nëse është kërkuar që marrëveshja të mos bëhet publike, atëherë deputetët mund të angazhohen me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit të saj.
Megjithatë, shumica parlamentare refuzon ta ndjekë këtë praktikë, duke i kërkuar Kuvendit të votojë një marrëveshje me përmbajtje të panjohur për deputetët dhe pa u dhënë atyre mundësinë ta shqyrtojnë atë.
Për këto arsye, deklarojmë se nuk do të marrim pjesë në një seancë plenare të thirrur në kundërshtim me Kushtetutën.
Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ky veprim antikushtetues i shumicës parlamentare është poshtërues për institucionin e Kuvendit, për deputetët e tij, si edhe për rëndësinë që mbart marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, Grupi Parlamentar i PD-së, në konsultim edhe me grupet e tjera parlamentare të opozitës, ia ka komunikuar me shkrim gjatë fundjavës Kryetarit të Kuvendit qëndrimin e tij dhe ka rënë dakord për sa vijon:
1. Opozita është PRO, në parim, marrëveshjes me SHBA-në.
2. Opozita kërkon të njihet me tekstin e plotë të marrëveshjes, duke respektuar të drejtën kushtetuese të çdo deputeti për të votuar i informuar. Menjëherë pasi të njihet me përmbajtjen e saj, opozita i ka garantuar Kryetarit të Kuvendit votën e saj PRO.
3. Opozita kërkon respektimin e procedurës kushtetuese të ratifikimit të marrëveshjes. Kuvendi nuk mund të injorojë Kushtetutën dhe të zhvlerësojë një marrëveshje me partnerin tonë strategjik – SHBA-në – duke ndjekur procedura të parregullta. Ratifikimi duhet të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Për këtë arsye, kemi propozuar që marrëveshja të miratohet, në respekt të afateve kushtetuese, në seancën plenare të së premtes, më 31 korrik 2026. Gjithashtu, kemi garantuar Kryetarin e Kuvendit për praninë tonë në atë seancë dhe për votën tonë PRO.
Këto kërkesa legjitime të opozitës, megjithëse u konsideruan të arsyeshme nga Kryetari i Kuvendit, u refuzuan nga shumica parlamentare, e cila po zbaton porosinë politike të Edi Ramës për të poshtëruar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të cenuar të drejtat kushtetuese të deputetëve dhe për të vënë në diskutim kushtetutshmërinë e ratifikimit të një marrëveshjeje me partnerin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bardhi.

Opozita ka dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp, pasi marrëveshja e huasë me SHBA-në për pajisje ushtarake u fut me urgjencë në rend dite. Grupi i PD, PL dhe Aleanca për Ndryshim thonë se janë pro marrëveshjes me SHBA, por kundër mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament. Opozita kërkon që marrëveshja të miratohet të premten.
DEKLARATË PËR SHTYP
PO marrëveshjes me SHBA!
JO mënyrës antikushtetuese se si Edi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament!
Ky është qëndrimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh që Shqipëria merr nga SHBA për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.
Shqipëria ka nevojë të rrisë investimet në mbrojtje dhe të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, por, siç bën me çdo gjë që ka lidhje me SHBA, Edi Rama po bën pis edhe këtë marrëveshje, duke kërkuar që Kuvendi të shkelë Kushtetutën për të mbuluar dështimet e qeverisë së tij.
Çdo marrëveshje strategjike me aleatin tonë më të rëndësishëm meriton transparencë, debat dhe respektim të Kushtetutës, jo procedura të improvizuara antidemokratike, si ato që qeveria po imponon me dhunën e kartonit dhe që e kthejnë Kuvendin në noter të qeverisë.
Kjo nuk është urgjencë as e Shqipërisë, as e SHBA-së. Është urgjencë e një qeverie që për vite zgjodhi korrupsionin në vend të përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës dhe sot kërkon të mbulojë dështimet e veta duke shkelur Kushtetutën.
Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Ne e pranojmë këtë marrëveshje në parim, por nuk do të pranojmë kurrë që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të përdoren si justifikim për të shkelur Kushtetutën.
Aleanca me SHBA forcohet duke respektuar ligjin, jo duke e shkelur atë. Ne na duhet standardi i anëtarëve të Kongresit amerikan, jo standardi i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
Me qëllim që të zbatohet Kushtetuta, kemi propozuar që sot sëbashku të miratojmë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar, të marrim marrëveshjen për ta shqyrtuar duke garantuat mospublikimin, dhe kemi propozuar që miratimi të bëhet të premten, ku grupet tona parlamentare garantuan prezencën e tyre dhe voton pro marrëveshjes. Kryetari i Kuvendit ra në parim dakord dhe më pas kjo u pengua nga Edi Rama.
Por Edi Rama e ka zeruar Kushtetutën dhe Parlamentin. Qëllimi i tij është të poshtëroje institucionet e vendit. Është fakt që Qeveria e ka miratuar marrëveshjen në parim në datën 19 Qershor 2026 dhe ka patur 5 javë kohë për ta sjell për ratifikim në Kuvend.
Ne i qëndrojmë propozimit tonë konstruktiv që deputetëve tu jepet mundësia të njihen me marrëveshjen dhe miratimi i saj të bëhet në një seancë plenare të posaçme ditën e premte të kësaj jave.
Marrëveshja për kredi 302 mln $ nga SHBA u fut në diskutime me procedurë të përshpejtuar. Sali Berisha akuzoi se kjo prpcedurë po bëhet në kundërshti me Kushtetutën dhe se PD nuk do ta votojë.
“Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon ët dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s. Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese”, tha Berisha.
Gazment Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes së huasë prej 302 mln $ nga SHBA dhe nuk e disponon. Ai tha se Kushtetuta detyron shpërndarjen te deputetët, por kjo s'ka ndodhur. Shefi i grupit të PD tha se marrëveshja është e mirëpritur, por nënvizoi se qeveria nuk ka përmbushur dot angazhimin për sigurinë si vend anëtar i NATO-s.
“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi.
Shefi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se marrëveshja e huasë prej 302 mln $ është dëshmi e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Ajo parashikon investime për mbrojtjen edhe në kuadër të angazhimit që Shqipëria ka ndaj NATO-s. Vendi ka 48 muaj kohë për të aktivizuar fondet dhe 12 vjet për ta shlyer.
“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të vendit që konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-të. Është dëshmi konkrete e besimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë. Shqipëria ka një angazhim të shtuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Shqipëria mbështet objektivin e ri për të arritur objektivin 5% të NATO-s. Siguria dhe mbrojtja janë prioritete strategjike. Ky financim do të përdoret ekskluzivisht për modernizimin e Forcave të Armatosura, pajijsje dhe shërbime të mbrojtjes sipas standardeve më të larta të NATO-s. Financimi do të disbursohet gradualisht sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes. Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet. Çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë”, tha Balla.
Komente

Sikur plaku mere tha jo ,apo tani ju mbush mendja e ju tha po ,votojeni i dridhen leqet e kembeve, plakut mere kur flitet per shba
PërgjigjuFare mos llogaritni at bande politike Saluk muljane.Ecni perpara.Ne vend qe te punojne per te miren e Shqiperis,kerkojne ne fund te fundit shkstrrimin e saj.Vazhdimisht.BRAVOO....
PërgjigjuÇfarë ke votuar pa interesin tat? dhe duke shpifur, kundërshtuar gjdo reforë, dhe kundra Shqipërisë mo ordiner komunist
Përgjigju