TIRANE - Çështja e bashkisë së Vorës është bërë objekt debati mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, të cilët kanë shkëmbyer akuza gjatë seancës së sotme parlamentare. Patozi tha se, koalicioni i majtë ka frikë nga humbja në Vorë dhe për këtë arsye po bën akuza për manipulim. Por, Meta reagoi duke thënë se halli i tij nuk është rezultati në një bashki por me rëndësi është standardi i procesit zgjedhor në të gjithë vendin.

Patozi: Në Vorë do të humbasësh...
Meta: Nuk kam hallin e Vorës dhe as të Vlorë, kam hallin e Shqipërisë.
Patozi: Jo, jo!
Meta: Në qoftë se ti shpif për mua, unë jam i detyruar të sqaroj opinionin publik. Merre me qetësi dhe dashuri!
Patozi: Mbaje të paktë një vit sloganin... Edhe qetësinë edhe dashurin nuk e ke pasur kurrë.
Meta: Dakord do t’i marr në konsideratë këshillat e tua.