Seanca e sotme parlamentare ka nisur me interpelancën e thirrur nga 7 deputetë për kryeministrin Rama duke e fajësuar për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Në qendër të diskutimeve ka qenë jo vetëm mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian, por edhe mos arrestimi i Klemend Balilit, situata ekonomike në vend si dhe së fundmi rrëzimi nga Gjykata Kushtetuese i kërkesës së PD për shpalljen e ligjit të Vettingut anti kushtetues.
Ora 13:40 Rama- Topallit: Je problem kombëtar në mënyrën e drejtimit të Kuvendit
Ish- kryetarja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Rama se mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian është përgjegjësi e tij.
Duke lexuar projekt raportin e BE, Topalli ka deklaruar se fajtore për këtë është kjo qeveri. Për ish- kryetaren e Kuvendit vendi është pushtuar nga varfëria, krimi, droga.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama. Ai i është përgjigjur Topallit se në progres raportin që ajo lexoi pak më parë është dhe emri i saj, pasi është kthyer në një problem europian për mënyrën së si ajo drejtonte Kuvendin në kohën e qeverisë Berisha.
"Emri yt është në progres raportin e BE për mënyrën se si ti e drejtoje Kuvendit. Vjen dhe flet këtu sikur varfëria ka lindur në vitin 2013. Ne kemi një program të ri investimesh ku do të bëjmë realitet rrithen ekonomike me 5%. Do ta bëjmë realitet", u shpreh Rama.
Për kryeministrin Rama e gjithë faji për gjendjen në të cilën ndodhet PD është se çdo gjë e përkthejnë gabim.
"Ju çdo gjë përktheni gabim, dhe me përkthimet e gabuara doni t'u thoni shqiptarëve se ishim mirë kur ishim keq".
Ora 13:00 Tahiri: Balili do të arrestohet pavarësisht se kujt partie i përket
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri iu është kundërpërgjigjur akuzave të ish- deputetit socialist se Klemend Balili nuk arrestohet sepse është i LSI.
Për ministrin Tahiri, deputeti Blushi është një kopje e ish- kryeministrit Berisha, por ndryshimi i vetëm që ka me të sipas Tahirit, është fakti që Berisha pretendon se Balili është pjesë e qeverisë Rama. Ai ka dekaruar se Klement Balili do të arrestohet dhe se nuk është aspak e rëndësishme se kujt partie politike i përket.
"Klement Balili do të arrestohet. Kjo është mënyra jonë se si ne e bëjmë ligjin. Nuk është e rëndësishme se kujt partie politike i përket. Ky është dallimi që ka qeveria jonë me qeverinë e dikurshme", u shpreh Tahiri.
Akuzave të njëpasnjëshme nga opozita se i ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit, Klemend Balili është marrë në mbrojtje nga Policia Shqiptare dhe si ai është njoftuar nga uniformat blu për aksionin për kapjen e tij, Tahiri iu është përgjigjur se kjo ka qenë mënyra e funksionimit të qeverisë së aso kohe, por që me ardhjen e kësaj qeverie kjo gjë nuk ndodh më.
"I kanë për vetë këto gjëra prandaj mendojnë se të njëjtën gjë bëjmë dhe ne", ka deklaruar ministri.
Heshtjen e PD mbi gjyqtarët që kanë liruar kreun e bandës së drogës, Lulzim Berishën dhe akuzat vetëm për kryebashkiakun Dako, ministri Tahiri e ka cilësuar si shenjë të frikës që ka PD për Reformën në Drejtësi. Gjyqtarët që liruan Berishën, për të janë standardi që ka krijuar ish- kryeministri Berisha në drejtësi.
"Imuniteti i gjyqtarëve është imunitet për ju. Pse i mbroni këta gjyqtarën, pse nuk i përmendi. për ju, gishti drejtohet vetëm nga kryeministri, nga ministrat e qeverisë dhe jo nga fajtorët e vërtetë", tha Tahiri.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO