TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot listën me 18 kandidatë që kanë depozituar dosjet për tu bërë pjesë e konkursit për kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lista u publikua në të njëjtën ditë kur Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore i dha dritën jeshile katër kandidaturave për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në listën e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit spikasin emrat e Neritan Kalamishit kryetar i hipotekës së Shkodrës, Marsida Xhaferllarit drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë, ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume, anëtarja e KLD-së Lefterie Lleshi, avokati Sajmir Vishaj dhe personalitete të tjera nga fusha e drejtësisë dhe shoqërisë civile.
Kodi Zgjedhor parashikon se kandidaturat i paraqiten Komisionit të Ligjeve. Kuvendit i paraqiten për votim dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të komisionit, por jo më pak se dy të tretat e të gjithë antarëve të tij. Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
JA EMRAT
1. Neritan Kalamishi (Kreu i hipotekes ne Shkoder)
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari (Drejtoreshe ne M.Drejtesise)
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa (Kreu i M.Bashkise Nr11, Tirane)
6. Sajmir Vishaj ( Profesion avokat)
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani (ish-zv. drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t)
9. Myrteza Myftari (Profesion avokat)
10. Sokol Ago (Gjyqtar në Gj. e Rrethit Përmet)
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka (Shoqeri civile)
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume (Ish-kryetar i KQZ-së)
16. Lefterie Lleshi (Anetare e KLD-se)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali
Kodi Zgjedhor përcakton se është Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore që bën shqyrtimin e këtyre kandidaturave nëse përmbushin kriteret ligjore dhe më pas procedon për listën e shkurtuar që kalon për votim. Më herët Komisioni i Ligjeve kaloi drejt seancës katër emrat e propozuar nga PS-PD për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
(kz/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com