Kuvendi 2013 mes ligjeve
dhe tranzicionit politik

Kuvendi 2013 mes ligjeve<br />dhe tranzicionit politik
TIRANE- Janë plot 155 ligje që janë miratuar në dy sesionet parlamentare të vitit që lamë pas, ku mes tyre ka patur edhe ligje që kanë kaluar me debate dhe pa konsensusin e partive politike në Parlament. Shumë prej tyre kanë lënë gjurmë si në sesionin e shtatë, por edhe të tetë nga mënyra se si janë votuar apo dhe debatet që kanë ngjallur, që në komisionet parlamentare. Konsensusi më i madh që u arrit mes PD dhe PS, ku PD para zgjedhjeve të 23 qershorit ka qenë në pushtet, është pikërisht ai i votimit të tre ligjeve të ashtëquajtur të integrimit. Bëhet fjalë për votimin e datës 30 maj, ku me konsensus opozita dhe mazhoranca votuan ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin për Nëpunësin Civil si dhe ligjin për Rregulloren e Kuvendit.

Po KQZ, institucion që kishte mbetur me katër anëtarë pas dorëheqjes së tre prej tyre që ishin propozuar nga opozita e asaj kohe, nuk u prek. Madje edhe zgjedhjet e 23 qershorit kaluan me trupën prej katër anëtarësh të KQZ. Muaji qershor ishte pikërisht dhe muaji i zgjedhjeve parlamentare, nga ku u zgjodhën 140 deputetët e rinj në Kuvend dhe ndodhi tranzicioni politik, ku nga koalicioni PS-LSI u krijua dhe kabineti ri qeveritar. Në datën 9 shtator u çel sesioni i ri parlamentar me deputetë të rinj si dhe me qeverinë e re. Seancën e datës 15 shtator Kuvendi votoi kryetarin e ri të tij, Ilir Metën, i cili zëvendësoi në këtë mënyrë Jozefina Topallin. Ndërkohë që u propozuan edhe emrat për ministra të qeverisë së re, ku po në këtë seancë u votua programi politik i Qeverisë dhe përbërja e Këshillit të Ministrave.

Programi i qeverisë së re u votua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita pas shumë orë debatesh votoi kundër këtij tij. Pas kësaj date qeveria e re e legjitimuar filloi punën. Nuk zgjati shumë kohë, kur opozita e re, PD së bashku me aletatët do të nisnin bojkotin e punimeve në Kuvend për disa javë rresht. Shkak për këtë u bë pikërisht miratimi i vendimit nga Këshilli i i Ministrave për ligjin e Nëpunësit Civil, i cili shtynte hyrjen në fuqi të tij (edhe pse ishte miratuar në 30 maj) në 1 prill 2014. Ky ishte shkaku i bojkotit të Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës. Ndërkohë që seanca e datës 3 tetor shkarkoi përfundimisht nga detyra e anëtarëve të KQZ, tre anëtarët e dorëhequr, ish-nënkryetarin Denar Biba dhe anëtarët Albana Shtylla dhe Jani Jani.

Në seancës e datës 17 Tetor, Kuvendi miratoi Aktin Normativ “Për nëpunësin civil”, kjo pas një VKM. Debatet mes palëve, PS tashmë në qeveri së bashku me LSI si dhe PD dhe aleatëve të saj në opozitë nuk munguan edhe për buxhetin e vitit që lamë pas, i cili ishte hartuar nga qeveria e vjetër si dhe u ndryshua me akt normativ nga qeveria e re. Në datën 31 tetor opozita dhe mazhoranca bashkojnë votat për rizgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedën.

Në po këtë seancë u formua edhe “Aleanca e Grave Deputete”. Seanca e datës 14 nëntor do të sillte sërish përplasje mes palëve, ku mazhoranca në Kuvend rrëzoi rikthimin e dekretit të presidentit për Aktin Normativ të Nëpunësit Civli, i cili nuk u dekretua nga kreu i shtetit, por u rikthye për shqyrtim edhe një herë në Kuvend. Në po këtë seancë ndodhi edhe protesta e deputetëve të PD para foltores së Kuvend, të cilët kërkonin një interpelancë me kreun e qeverisë Edi Rama. Protesat u shoqërua edhe me thirrjet e deputetëve për të ndaluar qeverinë të merrte një vendim në lidhje me pranimin e armëve kimike siriane.

Gjatë muajit nëntor Kuvendi i Shqipërisë do të tronditjen nga një ngjarje e papritur, ku deputeti i PD, Sokol Olldashi do të ndahej nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në nderim të tij, në datën 21 nëntor mbahen homazhe në Kuvend. Në 27 nëntor me konsensus mes palëve Kuvendi miraton unanimisht Rezolutën për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Seanca e datës 23-24 dhjetor do të mbahet mend si seanca plenare më e gjatë e këtij sesioni, e cila zgjati pa ndërprerje për 25 orë, ku në fund të saj mazhoranca miratoi e vetme buxhetin për vitin 2014 si dhe paketën fiskale. Paraprakisht buxheti kaloi edhe në diskutime të gjata dhe debate në komisionet parlamentare, ku në datën 28 dhjetor ky buxhet miratohet edhe në tërësi, sërish vetëm me votat e mazhorancës.
 

Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit