Kuvendi "çliron"përfundimisht
3 ish-komisionerët e KQZ-së

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka liruar përfundimisht nga detyra tre ish-anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albana Shtyllën, Denar Bibën si dhe Jani Janin, vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita doli nsa salla sot duke mos pranuar në rendin e ditës, shtyrjen e ligjit "Për nëpunësin civil".

Në sallën ku mbeti vetëm mazhoranca, seanca nuk u ndërpre dhe u votua për lirimin e ish-komisionerëve.

Albana Shtylla u lirua me 76 vota pro; Denar Biba me 75 vota dhe Jani Jani me 77 vota.

Kërkesa e tyre për lirimin e tyrenga kjo detyrë u kërkua që të hidhej në votim që në seancën e shkuar, por opozita kundërshtoi duke argumentuar se kjo kërkesë nuk ishte përfshirë në rendin e punimeve në Parlament.

Tre komisionerët e KQZ-së dhanë dorëheqjen nga postet e tyre pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, duke mos pranuar shkarkimin e kolegut të tyre në KQZ të propozuar nga LSI-ja.

Redaksia online
(ar.shshqiptarja.com)­

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë

E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë