Kush e fiton PD, debati në Report Tv/ Juristi Kara: Basha legjitim, Berisha s'pranohet nga gjykata! Gazetari: Koha e të dyve ka mbaruar, opozitarizmi më keq se kurrë

A e fitoi Berisha 'betejën' e legjitimitetit për Kuvendin e mbajtur prej tij dje në stadiumin 'Air Albania'? Debatet janë të forta me qëndrime të kundërta. Për juristin Romeo Kara Kuvendi i Berishës ishte totalisht ilegjitim dhe sipas tij lulzim Basha është në kreu të PD në mënyrë të ligjshme dhe asgjë nuk e cenon pozicionin e tij.

"Nga pikëpamja juridike unë mendoj se ana e legjitimitetit është në krahun e Lulzim Bashës, që është zgjedhur në mënyrë të rregullt para pak muajsh. Nuk besoj se do njihen jo vetëm nga gjykata por edhe nga faktori ndërkombëtar. Nuk besoj se do njihet këto janë lëvizje teatrale simetrike, çfarë bën njëra palë e bën tjetra kundërpeshë. Edhe Berisha e ka frikën juridike përderisa nuk shkoi afër PD-së.

Berisha nuk është në avantazh, këto janë veprime dëshpëruese. Duke bërë këtë lloj PD, ai  e liroi Bashën nga shumë probleme të tjera, krijoi një llogore mes pushtetit që pretendon të marrë dhe PD-së. Sa ta gjejnë këta kush e ka vulën, zyrën, në luftën e pushtetit Berisha ka PD-në në mes pastaj pushtetin. Në mënyrë instiktive duke parë se çfarë mund ta presë, kemi një kohë që është dhënë", tha Kara.

Për gazetarin Kujtim Topuzi, Berisha nuk doli dot nga vetja edhe në këtë Kuvend. Sipas tij në tentativë për të treguar forcë të madhe politike, e vuri në diskutim legjitimitetin e Kuvendit pasi çedoi transparanca kur brenda u futën edhe disa mijëra militantë përveç delegatëve. I ftuar në hapësirën e debatit në Report Tv me gazetaren Elda Lamja. 

Topuzi tha se 'topi' është në dorën Bashës tashmë i cili duhet të fitojë garën e transparancës më 18 dhjetor dhe të fitojë perceptimin e opinionit publik për ligjshmërinë e vendimeve.

"Berisha është një politikan që historinë 31-vjeçare të tij në politikë e ka bazuar te numrat dhe këtë gjë u përpoq ta bënte edhe dje. Ky ishte gabimi që bëri, krijoi përshtypjen si miting, donte të tregonte forcën e vet politike, thirri militantë, por duke thirrur edhe militantët e tij cedoi tek transparenca. Unë mendoj  se kjo garë kuvendesh e ka thelbin tek transparenca. Dje Berisha i dha një dorë shumë të fortë Bashës për Kuvendin e 18 dhjetorit. Kreu i PD duhet të tregojë transparencë dhe të krijojë perceptimin se shumica e delegatë është me të dhe jo të Berisha.  Çështja do të shkojë në gjykatë, sepse Berisha duhet të çojë Statutin e ri. Nëse gjykata i pranon si legjitime ndryshimet në Statut, nënkupton pranimin e kuvendit. Nëse gjykata pranon një vendim të Kuvendit i pranon të gjitha të tjerat dhe pastaj ndodh zhbërja e 18 dhjetorit", tha Topuzi.

Romeo Kara tha se vendimet për shkarkimin e strukturave drejtuese të PD-së nuk do të njihen ndërsa ish kryedemokratin Berisha e quan narcizist. Kara tha se e uron që Berisha ta marrë me forcë PD-në.

"Berisha pretendon që e ka marrë PD, por nuk e  marr  dot, do shkojë gjatë. Ai e ka provuar një herë të marrë pushtetin me forcë, por mesazhi nga ndërkombëtarët ka qenë i fortë", vijoi ai.

Në studion e Report Tv, kryeredaktori i Shqiptarja.com, Kujtim Topuzi u shpreh se Partia Demokratike nuk bën dot më asnjë opozitë për vendin prej disa muajsh.

"Vendi po vuan nga kjo situatë. PD është në një situatë nuk bën dot më opozitën", tha ai.

Pyetjes së çdo të ndodhë tashmë kur palët qëndrojnë në pozicione diametralisht të kundërta Topuzi u përgjigj:

"PD është kthyer si mall divorci në Gjykata. Palët e 'familjes' nuk jetojnë dot më as në dhoma të ndara në shtëpinë e madhe sepse njëra palë ka kërkuar 'urdhër mbrojtjeje'. Të mos i harrojmë furgonët e policisë dje që rrethuan PD-në. Unë nuk e përjashtoj marrjen me forcë nga ana e Berishës të Selisë së PD. Por legjitimiteti nuk është godina, por shumica, mbështetja e partnerëve dhe respektimi i procedurave demokratike" .

Thirrja e dy Kuvendeve Kombëtare nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha dhe pretendmet për shkarkime të strukturave drejtuese dhe të Këshillit Kombëtar të PD-së i ka ndarë demokratët në dy pjesë tashmë edhe zyrtarisht. Sakaq nuk është ende e qartë se cila do të jetë trajta që do të marrin zhvillimet pasi nga njëra anë Sali Berisha kishte një numër të madh militantësh me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër është i padëshiruar nga Amerikanët.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PENIS REXHEP Kasap Bule Leka [ kepi ]: 12/12/2021 14:21

    Si ka mundësi që populli Shqiptar vazhdon e meret me një kërm si krimineli hajdut Sali Berisha. Ky anadollak i ka sjedhur shum halle popullit Shqiptar. Po a ekziston Shteti ktu në Shqipri që nuk del e ti tregoi vëndin këti monstre me emrin Salhe Bermuti. Ky është skandal i shekull7t që ky monstër vazhdon e mbijeton. Turp i pa par për Shqiprin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille