Pritet të arrestohet, Berisha në ankth mbledh kryesinë, sulmon Gjykatën Kushtetuese! Aksion në facebook, 4 'sherifë' në terren! Thërret Këshillin Kombëtar

Pritet të arrestohet, Berisha në ankth mbledh kryesinë, sulmon Gjykatën Kushtetuese! Aksion në facebook, 4 'sherifë' në terren! Thërret Këshillin Kombëtar

I zhveshur nga imuniteti i deputetit, në orën 18:00 Sali Berisha i panikosur mblodhi kryesinë e Rithemelimit ku kërkoi një angazhim më të fortë ndërsa sulmin politik këtë herë e drejtoi tek Gjykata Kushtetuese e cila dje nuk pranoi për të shqyrtuar kërkesën e 30 deputetëve të Rithemelimit për pezullim të masës së sigurisë ndaj tij për aferën Partizani dhe për rrjedhojë dhe legjitimoi masën e sigurisë dhënë nga GJKKO

“Do t’u thosha se në këtë proces, akti më i turpshëm që tejkalon çdo imagjinatë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.  Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi i djeshëm i gjykatës, tejkalon çdo imagjinate.

A mund të imagjinohen gjykatës, të cilët pasi u rritën rrogat në 6 milionë, u verbohen sytë për të lexuar Kushtetutën? Dy-tre gjëra mund t’u them. Në vendimin e tyre, mashtrojnë në mënyrën më të turpshme. Dhunojnë ligjin dhe logjikën njerëzore, kur thonë se grupi i një të pestës së deputetëve, është entitet me fuqi të kufizuar në kërkesat para Gjykatës Kushtetuese. Dhe se entiteti Kuvend merr përparësi”.

Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme. Çfarë përfaqëson një e pesta e deputetëve?  Kjo nënkupton se ata janë opozitarë. Por me kusht që të jenë një e pesta, jo më pak. Këtij përcaktimi të kristaltë kushtetues, gjykatësit i kundërvunë fantazinë e tyre të sëmurë militante. Po në këtë rrjedhë, duke shpërfytyruar veten e tyre, duke shkelmuar mbi veten dhe dinjitetin e tyre, thonë se një e pesta nuk legjitimohet se kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve. Me një fjalë, për këta deputetë që Kushtetuta u njeh të drejtën e pakufizuar në të drejtën ndaj kësaj gjykate, që gjykata gjer dje ua ka njohur dhe respektuar këtë të drejtë. Vetëm tre javë më parë, gjykata ka pranuar ankesën e tyre për protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Itali, që në fund të fundit ishte marrëveshje mes dy qeverive."

Më tej Berisha tha se duhet të konceptojnë qëndresën duke shfrytëzuar më mirë rrjetet sociale. Pra si duket Berisha nga revolucioni që paralajmëroi nëpër rrugë tashmë po e orienton aksionin politik në facebook.

“Ne jemi të vetëdijshëm, betejën pa kthim e nisëm ose e shpallëm pas përfundimit të dokumentimit të plotë shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të vjedhjes së votës nga Edi Rama në Shqipëri. Dhe ajo ishte e domosdoshme.  Premtimi ynë ndaj shqiptarëve, detyrimi ynë ndaj shqiptarëve është që të mos i mashtrojmë, përkundrazi që ata të votojnë të lirë. Diktatura ka krijuar një propagandë të stërfuqishme. …Kjo kërkon që ne të përdorim çdo mjet që kemi në dorë, dhe faktikisht nuk e kemi përdorur siç duhet, dhe këto janë rrjetet sociale. Ato duhet të jenë ekranet tona televizive, ato duhet të jenë debatet tona. Ndaj dhe në këtë situatë ato bëhen më të rëndësishme, me rol më kritik se asnjëherë më pare”.

Ndërkaq një nga vendimet që Berisha mori ishte që të mbledhë të shtunën në orën 12:00 Këshillin Kombëtar të Rithemelimit. Për të bërë riorganizimin, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohet nga 4 koordinatorë. Po kështu Berisha ka vendosur që t’i bëjë ftesë Bardhit e deputeteve të tij që të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit.

Parlamenti votoi sot mes kaosit me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Berisha i pranishëm në seancë refuzoi të merrte fjalën për t’u mbrojtur. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, i cili pritet t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
A do të ngujohet në seli? Berisha në ankth nga drejtësia: Gjithçka është e hapur, më duhet këshilla e avokatit

 

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Rithemelimit, Sali Berisha, të cilit sot i është hequr imuniteti, tha për gazetarët se vendimet janë një shumëfishim i përpjekjeve për betejën pa kthim. Ndërkohë që pritet arrestimi i tij, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të jetë në protestën që ka paralajmëruar në 27 dhjetor. I pyetur nëse do të ngujohen në seli, Berisha tha që gjithçka është e hapur.

Pyetje: Duke qenë se sot është vendosur riorganizimi i partisë ... 

Sali Berisha: Jo riorganizimi jo. Jo i partisë, sektori i organizimit, krijohen postet e koordinatorëve si ndihmës të kryetarit të cilët do të merren me organizimin e partisë nga një rajon secili.

Pyetje: A është Sali Berisha i pakënaqur me strukturën organizative të partisë... 

Sali Berisha: Partia është në këmbë, por përmirësimi, dhe mund të them se kjo situatë kërkon disa ndryshime, përmirësime të mëtejshme. Partia nuk ndalet më.

Pyetje: Datë për protesta të tjera... 

Sali Berisha: Padiskutim, data 27 është ditë proteste.

Pyetje: Do ta drejtoni ju atë protestë. Do të jeni ju te Gjykata e Lartë... 

Sali Berisha: Ta shohim.

Pyetje: Analistët ngrenë pikëpyetje dhe thonë se nëse z. Berisha ka nisur përgatitjet nëse vendoset ‘arrest shtëpie’ të qëndrojë në seli. Keni një përgjigje për ta.

Sali Berisha: Gjithçka është e hapur. Më duhet këshilla e avokatit. 

Ora 20:28
Pritet arrestimi i tij, Berisha ftesë Bardhit e deputetëve që të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit! Cakton 4 koordinator për rajonet kryesore

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Rithemelimit, burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku, bëjnë me dije se është vendosur riorganizmi, përmes ndarjes në rajone kryesore, që do drejtohen me 4 koordinatore.

Po ashtu në mbledhjen e kryesisë është vendosur që t’i bëhet ftesë Bardhit e deputeteve të tij që të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit.

Sali Berisha bëhet politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë post komuniste për të cilin pritet arrestimi. Parlamenti votoi me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, ku ka mbërritur dhe vendimi i kuvendit. 

Ora 20:10
Drejt arrestimit, Berisha njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit të shtunën

1703186669_1703172768saliberisha.jpg

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Rithemelimit ditën e shtunë, gjithmonë nëse Gjykata ende nuk ka marrë një vendim për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në arrest shtëpie ose arrest në burg.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri-don usa: 22/12/2023 13:30

    erdhi dhe fundi i rusistit serbistit sali berisha ,me ket qe beri spaku ka fituar piket maksimale dhe ka ndaluar okupimin e ballkanit nga rusia e serbia

    Përgjigju
  • halla esma: 22/12/2023 03:18

    Blej arken me sapuna sali kerma se do te duhet ne burg,,,kuujtove ti se ta fali fatos nano qe e fute ne burg...tani fatosi mori hak...bum..bum..bum..

    Përgjigju
  • Mark: 22/12/2023 02:02

    Saliu mne fund ka momentin e tij me te verteten. Te shohim nese do ti perulet organizates hibride korruptivo-kriminale te trashegimise enveristo-byroiste dhe burokrateve te vecante kleptokrate te Washingtonit, apo do beje qendrese, sic dhe po ben? McGionigal e mori nje denim dhe pret te dytin per korrupsionin per konspiracion ne bashkepunim me Edi Ramen. Shoket dhe shoqet e McGonigal vertete kane kapur dhe perdorin si leter higjenike SPAK e GJKK por jo Gjyqesorin ne SHBA.

    Përgjigju
  • Sali kufoma: 21/12/2023 23:27

    Saliqen Mortja eshte vete Skenaristi, regjisoI dhe aktori i filmit te tij dramatik "fundi i kolerëa komuniste" dhe pret te marri çmimin Muti i artë

    Përgjigju
  • Mul Noka psikopati: 21/12/2023 23:23

    Ky eshte keshilli i busallenjve qe drejrohet nga Sali Qen Kolera dhe nga nevojtorja e tij personale Flamur Palla , I cmendur ne liri ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime