PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Pakon e ligjeve për dialogun për liberalizimin e vizave.

Siç njofton RTK, me miratimin e tetë ligjeve, që ndërlidhen me negociatat e Stabilizim-Asociimit dhe me dialogun për liberalizimin e vizave, Kuvendi ka kryer detyrimet e tij karshi Bashkimit Evropian, pikërisht në seancën e fundit për këtë sesion veror.

Atë të miratimit të tetë ligjeve, që hyjnë në kuadër të Pakos së ligjeve për dialogun e liberalizmit të vizave.

Miratimi i kësaj pakoje ishte përmbushje e detyrimeve të të gjitha kritereve, që parashihen për procesin e integrimit evropian. Kjo paketëu u miratua me shumicë votash në parlament.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)