Kuvendi i Kosovës, rezolutë për
përmbylljen e mandatit të EULEX-it
Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit.
Rezoluta nxjerr disa rekomandime, sipas të cilave Qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vet tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, sipas vendimeve të fundit të BE-së, i skadon mandati.
Ndonëse BE e ka lënë të hapur mundësinë që misionit të EULEX-it t‘i vazhdohet mandati edhe pas vitit 2014, Rezoluta e Kuvendit parasheh fundin e mandatit të tij pas pakënaqësive të shumta me rolin që ky mision po luan në trajtimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të cilësuara si krime lufte.
Iniciuesi i debatit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kurtan Kajtazi, numëroi disa nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ana e Serbisë, përfshirë edhe dëbimin e afër 1 milionë banorëve nga shtëpitë e tyre për në vendet tjera.
Debati i së enjtes u bojkotua nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se iniciuesi i debatit, në këtë rast Partia Demokratike, ka ndryshuar tekstin e rekomandimeve, kështu që edhe ishte marrë vendimi për ta bojkotuar këtë debat.
Megjithatë, deputetët vazhduan seancën edhe pa LDK-në, duke e kritikuar mjaft ashpër punën e misionit të EULEX-it.
Debati dhe rezoluta e së enjtes e Kuvendit, pasoi arrestimet e disa udhëheqësve të UÇK-së, ndër ta edhe të ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi, nga ana e misionit të BE-së për sundim të ligjit nën akuzat për krime lufte. Njëherësh, ky mision po vazhdon një proces të tillë gjyqësor edhe ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.
Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë me ftesë të institucioneve të Kosovës, të cilat janë pajtuar që këtij misioni t’i japin kompetenca ekzekutive edhe pas fazës së përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Në bazë të vendimeve të BE-së, EULEX-i ka mandat në Kosovë deri në mesin e qershorit të vitit 2014, por me mundësi vazhdimi.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31