/ATSH-B.Jashari/.- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, i miratuar nga qeveria në 26 qershor, është sot një nga 12 pikat e seancës plenare të Kuvendit kosovar.
Miratimi në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin do t'i hapë rrugë rishikimit të Buxhetit të Shtetit për këtë vit, ndërsa sipas paralajmërimeve të qeverisë shpenzimet e parapara do të jenë më të ulëta për 49 milionë euro. Rishikimi i Buxhetit është bërë në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar qeveria.
Buxheti i Kosovës 2015 me të ardhura të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, është miratuar në 29 dhjetor nga Kuvendi i zgjedhjeve të 8 qershorit, i konstituar pas gjashtë muajsh.
Seanca nis me koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, ndërsa në axhendë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike. Shqyrtohen edhe Raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ai i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2014, e më pas bëhet zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Sot pritet edhe votimi për katër pikat e bartura nga seancat e kaluara, i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit; Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për të Drejta e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike; Votimi për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Votimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.
/Shqiptarja.com