/ATSH-B.Jashari/.-Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot në seancë plenare, do të shqyrtojë për herë të parë katër projektligje.
Në axhendë janë projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura; projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht; projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik; projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike.
Seanca e nesërme plenare e Kuvendit ka në axhendë edhe debatin parlamentar lidhur me migrimin ilegal të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Seanca do të nisë me koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, ku pritet të shprehen opinione të deputetëve për aktualitetin, ndërkohë që opozita duke shprehur "shqetësim për zhvillimet e fundit në vend" ka deklaruar mbështetje si dhe pjesëmarrje në protesta, një prej të cilave është paralajmëruar për nesër në Prishtinë.
/Shqiptarja.com