Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shpreh bindjen se, në Kuvendin e PD ditën e djeshme, kritikëve të Lulzim Bashës iu bë një ftestë të pastër bashkuese. Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, deputeti demokrat ndan në tre kategori diskutantët e djeshëm, ndërsa shton se, PD përgatitet të vijë në qeveri.
Postimi i deputetit Boçi:
Kuvendi i djeshëm i Partisë Demokratike, deshën nuk deshën kritikët e zemëruar dhe të pazemëruar, ishte një ofertë e pastër bashkuese për të gjithë ata që kritikën e shohin dhe e konsiderojnë si mekanizëm demokratik për të diskutuar dhe dhënë opinione hapur, “në mes të shtëpisë”, pa u keqgjykuar e anatemuar.
Gjithçka me dëshirën dhe angazhimin për të ngritur PD në piedestalin e suksesit. Shembujt nuk munguan. Kritika e mirë është si oguri i mirë. Skeptikët, gjykuesit objektivë të fortunave politike, panë qartazi dhe prekën ngritjen reale të PD.
Basha me fjalën e tij nuk la vend për ekuivok e hezitime. PD përgatitet të marrë fatet e vendit në dorë. Starti ka nisur. Bindja e përhapur tejkaloi sallën e pamjaftueshme të Pallatit. “Fanatikët”, ata që kanë sakrifikuar dhe flijuar shumë gjëra për PD, tejmbushën sallën dhe përputhen dje dëshirën me faktin.
Prekën vërtetësinë dhe seriozitetin e një opozite që shpalosi alternativën dhe moralin politik qytetar. Më shumë se kushdo ata e ndjejnë që ngritja është e pandalshme. Prandaj suksesi i këtij Kuvendi nuk ishte vetëm Statuti i ri, por njëkohësisht mbjellja e bindjes e shpresës së re. Kritikët, skeptikët e “fanatikët” nuk duhet të shkëpusin më zinxhirin e besimit.

Komente











Vijne ne pushtet BERISHA-BASHA- BAj*A... pa harruar shurdhjesen Monika
PërgjigjuMe 36 gusht kurte piqen rrushte beju gati per pushtet ti Luciano B*le.
PërgjigjuKur ti thinjet mjekra posht Rames do vish Ti ne pushtet mos ki merak fare,shikoni endrra me sy hapur e mashtroni veten se popullin skeni shans ta mashtroni me.Ju keni pje... por mbani veten me gairet
Përgjigju