TIRANË - Në projekt rezolutën e siguruar nga A1 Report që pritet të diskutohet gjatë të mërkurës në Komisionon e Ligjeve thuhet se KQZ ka qenë e njëanshme politikisht në procesin zgjedhor të vitit 2013.
Po ashtu KQZ nuk arriti të realizonte projektet pilote të SEN SEV. Vërejtje e Kuvendit i hapin rrugë kështu kërkesës për të riformatuar KQZ.
“Vendimmarrja e KQZ në lidhje me disa aspekte të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe me shpalljen e rezultatit të tyre, në një numër rastesh nuk respektoi parimin e papunësisë. Për zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ nuk përmbushi disa afate ligjore lidhur me aplikimin e projekteve SEN SEV dhe nuk arriti të përshtatë rregullat e nevojshme për implementimin e projekteve pilot, megjithëse kërkohej më tepër kohë nga sa pati KQZ në dispozicion për rastin konkret.”- thuhet në draft.
Kuvendi e cilëson vendimin e KQZ për të ndryshuar përbërjen e komisioneve jo te bazuar ligjërisht dhe në vazhdën e vendimmarrjeve të motivuara politikisht.
“Vendimi i KQZ për të ndryshuar përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta duke zëvendësuar të gjithë anëtarët e 89 Komisioneve të Zonave të Administrimit zgjedhor (KZAZ) të emëruara nga partia e dytë më e madhe e opozitës përveçse jo e bazuar ligjërisht ishte në vazhdën e një sërë vendimmarrjes të konsideruara, të motivuara politikisht.”-thuhet në draft.
Drafti i sugjeron po ashtu KQZ-së se duhet të nisë përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme vendore si dhe të përcaktojë buxhetin e zgjedhjeve përfshirë financimin e fushatës së partive politike si dhe të vlerësojë mundësinë e aplikimit të teknologjisë në procesin elektoral dhe shpalljen e rezultatit.
PDF - KQZ - Projekt Rezoluta për raportin në Kuvend
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO