Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes me votat e PS dhe PDIU

Kuvendi miraton Kodin e Sjelljes me votat e PS dhe PDIU

Kuvendi gjate nje seance

Në seancën e sotme plenare të zhvilluar pa praninë e opozitës, që ndodhej në protestë, Kuvendi ka miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëvë.

Ky Kod u miratua me 74 votat e shumicës dhe nuk pati asnjë votë abstenim apo kundër.

Kodi ka marrë 74 vota pro, ansjë kundër dhe asnjë absetin.

Votave të Partisë Socialiste iu bashkuan edhe ato të PDIU-së.

Varianti i miratuar sot, është një variant i dakordësuar mes të gjithë partive politike, pra për të ka dhënë pëlqimin paraprakisht edhe vetë Partia Demokratike.

Gjithashtu me të njëjtat vota, Kuvendi miratoi edhe ligjin për diasporen dhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

Më herët, lidhur me kërkesën e opozitës për ta shtyrë seancën e sotme, për shkak të asaj që ajo e konsideronte si një situatë e jashtëzakonshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se vetëm në orën 10 e 15 i kishte mbërritur kërkesa e opozitës për shtyrjen e seancës, të cilën ai nuk e mori parasysh, pasi nuk bazohej në shkaqe të arsyeshme ligjore.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT