Kuvendi në 'Air Albania'/ Berisha do t'u paguajë emigrantëve biletat për të ardhur më 11 dhjetor? Të tjera para që s'dihet nga dalin

Kuvendi në 'Air Albania'/ Berisha do t'u paguajë emigrantëve biletat për të ardhur më 11 dhjetor? Të tjera para që s'dihet nga dalin

Sali Berisha

Vetëm 2 ditë nga 'Foltorja' Sali Berisha po lëviz të gjithë 'gurët' për të pasur sa më shumë mbështetës në 'Air Albania'. Së fundmi një faqe në Facebook njofton të gjithë emigrantët në Gjermani për personin që duhet të kontaktohen që t’u paguhet bileta vajtje-ardhje  që të vijnë më 11 dhjetor.

“Nqs jeni ne Gjermani kontaktoni me Kujtim Sefën se i keni të paguar biletat vajtje-ardhje për në dt 11 tek stadiumi 'Air Albania' në mitingun e të madhit Sali Berisha”, shkruhet në faqen 'Luma e kuqe', e cila as nuk kujdeset të mos e quajë 'miting' atë që nga Berisha konsiderohet se Kuvendi i rithemelimit të PD.

Në një shkrim të publikuar dje në Shqiptarja.com dhe Report Tv janë ngritur pikëpyetje mbi financimet për shpenzimet disa qindra mijë euroshe që i duhen Berishës në të gjithë këtë aksion. 

Jo vetëm marrja me qira e 'Air Albania' që kushton më shumë se 8 mijë euro dhe gjithë organizimi aty nga një kompani eventesh por edhe gjithçka ka ndodhur që prej 16 shtatorit, me dhjetëra foltore, që kur Berisha nisi aksionin e tij, asnjë qindarkë nuk është bërë transparente.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2021 01:27

    Nuk besoj t'i paguaj Berisha,me shume ka mundesi simpatizante e sponsor te tij,mundesisht te pasur.Me kujtohet qe kur afruan votimet ne Amerike,Blumbergu premtoi t'u paguante gjobat te gjithe kategorive te caktuara te te burgosurve qe u lejohej votimi me ligj,me kusht qe t'i kishin shlyer gjobat.Nuk me kujtohet ne cilin shtet,por e mbaj mend qe u dha ne lajme.Dhe rasti i mesiperm ngjan me te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër