Kuvendi nis përgatitjen e 7
ligjeve themel të “Drejtësisë”

Kuvendi nis përgatitjen e 7<br />ligjeve themel të “Drejtësisë”
Bashkë me draftin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, parlamenti pritet të votojë në të njëjtën ditë edhe 7 lidhe themeltare që bëjnë të mundur zbërthimin në praktikë të Kushtetutës. Ligji i parë ka të bëjë me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të tjerët me vetingun, ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion apo e Njësisë së Posaçme Hetimore. Pra, fillimisht do të jenë ligjet më të rëndësishme, ato që do të kalojnë në sitë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi u mblodh dje në mungesë të opozitës, dhe në rend dite ka 3 çështje.

Pika e parë e rendit të ditës ka qenë një relacion mbi tërësinë e gjithë projektligjeve, të shtatë shtyllave kryesore të reformës që do të shoqërojnë projektin kushtetues dhe që përbëjnë gjithë procesin e reformimit, si nga pikëpamja kushtetuese dhe nga pikëpamja  ligjore.

“Pra, komisionit i është dhënë mundësia që nëpërmjet këtij dokumenti të përgatitur nga Sekretariati Teknik të krijojë një vlerësim më të plotë rreth përmbajtjes së projektligjeve që janë shqyrtuar apo që janë në procesin final të hartimit të tyre nga grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë lidhur me strukturën, përmbajtjen bazë të projektligjeve dhe metodologjinë e ndjekur në këtë proces. Siç ju tashmë e dini janë rreth 40 projektligje që do të shoqërojnë paketën kushtetuese dhe që janë pjesë e procesit reformues të sistemit të drejtësisë.


Nga këto 40 ligje, shtatë janë ligje prioritare të cilat janë të lidhura ngushtësisht me ndryshimet kushtetuese të bëra në sistemin e  ri të drejtësisë”-tha Fatmir Xhafaj. Pikë e dytë e rendit të ditës është paraqitur dhe miratuar një kalendar mbi procesin që do të ndjekë Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe votimin në parim, nen për nen dhe në tërësi të shtatë projektligjet prioritare. Pika e tretë e rendit të ditës ka qenë paraqitja e projektligjit të parë në këtë kalendar që është projektligji për Gjykatën Kushtetuese dhe dje është bërë vetëm prezantimi në parim i këtij projektligji nga konstitucionalistja Aurela Anastasi.

Ditën e mërkurë do të jetë paraqitja nga relatori dhe shqyrtimi nen për nen i këtij ligji. Në një ditë të mëvonshme, sipas kalendarit, do të jetë votimi në tërësi i projektligjit. “Pra ne do të shqyrtojmë përmes një kalendari të posaçëm, shtatë projektligjet kryesore që shoqërojnë paketën kushtetuese. Mund të pyesë dikush pse shtatë,  jo shtatëmbëdhjetë? Sepse këto shtatë ligje kanë të bëjnë me detyrimin për ta bërë të zbatueshëm projektligjin  kushtetues. Pa miratimin e këtyre shtatë projektligjeve, institucionet e reja që ka parashikuar të ngrejë Kushtetuta me miratimin e paketës kushtetuese nuk mund të bëhen efektive.

Nga ana tjetër, me miratimin e paketës së re Kushtetuese krijohet një vakuum institucional për shkak se disa institucione ekzistuese pushojnë së ekzistuari. Kështu që do të duhet që të ngrihen institucionet e reja dhe institucionet e reja e kanë të domosdoshme pasjen e ligjeve kuadër. Por gjithashtu, janë disa procese siç është procesi i “vetingut” dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Njësisë së Posaçme Hetimore etj, të cilat, kërkojnë detyrimisht miratimin e projektligjeve përkatëse për t’u vendosur në normalitet të nisjes së procesit për fillimin e punës së tyre”-tha Fatmir Xhafaj.
 
Ligjet
Pa miratimin e këtyre shtatë projektligjeve, institucionet e reja që ka parashikuar të ngrejë Kushtetuta me miratimin e paketës kushtetuese nuk mund të bëhen efektive.

Vakuumi
Me miratimin e paketës së re Kushtetuese krijohet një vakuum institucional për shkak se disa institucione ekzistuese pushojnë së ekzistuari. Duhen ligje kuadër për institucionet e reja që ngrihen.
 
 
Paketa ligjore e reformës në drejtësi

I. Paketa e ndryshimeve kushtetuese
1.1. Amendamentet kushtetuese për sistemin e drejtësisë.
1.2. Amendimet kushtetuese për çështjet e tjera (BE,NATO, Dekrmininalizimi etj).
1.3. Ligji për Gjykatën Kushtetuese
1.4. Ligji organik për Presidentin
1.5. Ligji Për Referendumet
 
 
II. Paketa ligjore për reformën në gjyqësor
2.1. Ligji për Organizimin Gjyqësor
2.2. Ligji për Administratën gjyqësore
2.3. Ligji për Statusin e Gjyqtarëve
2.4. Ligji per Keshillin e Larte te Drejtesise
2.5.  Ligj për organin e Inspektimit dhe procedimit disiplinor
2.6. Ligji “Për Konferencën Gjyqësore Kombëtare”
2.7. Ligji Për Gjykatat Administrative
2.8. Ligji “ Ligji “Për Ministrinë e Drejtësisë” 
2.9. Ligji “Për Kodin e Procedurës civile”
 
 
III. Paketa ligjore për drejtësinë penale
3.1. Ligji për Prokurorinë & Këshillin e Lartë të Prokurorisë
3.2. Ligji “Për Policinë gjyqësore”
3.3. Kodi i Procedurës Penale
3.4. Kodi Penal
3.5. Ligji “Për Policinë e burgjeve”
3.6.  Ligji “Për Ekzekutimin e vendimeve penale”
3.7.  Ligji “Për të Drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar dhe mbajtja në paraburgim”
 
 
IV. Paketa e masave ligjore Antikorrupsion
4.1. Ligji për Prokurorinë Kombëtare Antikorrupsion
4.2. Ligji  “Për Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Antikorrupsion”
4.3. Ligji “Për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”
4.4.  Ligji “Për Deklarimin dhe kontrollin e pasurive dhe detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe disa  zyrtarëve publikë”
4.4. Ligji “Për disa ndryshime ne ligjin Antimafia”
 
 
V. Paketa ligjore për edukimin ligjor dhe arsimin juridik
5.1. Ligji “Për Arsimin e lartë” (Propozime për ndryshime të mundshme)
5.2. Ligj për provimin e shtetit
5.3 Ligji “Për Shkollën e Magjistraturës”
5.4 Ligji “Për Edukimin ligjor të shtetasve”
 
VI. Paketa ligjore për profesionet e lira dhe shërbimet ligjore
6.1. Ligji “Për Profesionin e avokatit”
6.2. Ligji “Për Përmbaruesin gjyqësor privat”
6.3. Ligji “Për Noterinë”
6.4. Ligji “Për Ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve”
6.5. Ligji “Për Ndihmën ligjore”
6.6. Ligji “Për Avokaturën e Shtetit”
 
 
VII. Paketa ligjore për financimin
7.1. Ligji ”Për menaxhimin e Buxhetit të shtetit”
7.2.  Ligji “Për Buxhetin e Gjyqësorit”
7.3.  Ligji për ZABGJ
7.4.  Ligji “Për tarifat e Gjyqësorit”
7.5.  Ligji “Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit”
7.6.  Ligji “Per bankat apo rregulloreve ne lidhje me bankat”
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr